PS-PD në llogore për ndarjen zgjedhore
06/02/2005 Erton Sinani
Kuvendi të miratojë deri më 3 mars ndarjen zonale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke shprehur shqetësimin në lidhje me mungesën e konsensusit të ekspertëve për ndarjen elektorale, i ka tërhequr vëmendjen forcave politike që të miratojnë draftin brenda datës 3 mars. Sipas institucionit më të lartë zgjedhor në vend, kjo datë është afati i fundit, kur ndarja e re e zonave elektorale duhet të jetë e përfunduar, për të filluar puna për ngritjen e komisoneve zgjedhore zonale. Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Erton Sinani, miratimi i hartës elektorale "do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë për ngritjen e komisioneve zgjedhore zonale, të cilat do të ngrihen në bazë territoriale. Për momentin, ne nuk dimë territorin, në bazë të të cilit do të operojnë këto komisione, kjo sjell pamundësinë për krijimin e tyre. KQZ kërkon që kuadri ligjor, për sa i përket ndarjes zgjedhore, të jetë i gatshëm sa më shpejt të jetë e mundur dhe data kur Kuvendi i Shqipërisë duhet të shprehet për miratimin është maksimumi më 3 mars". Mungesa e konsensusit mes dy forcave politike për ndarjen zgjedhore sjell dhe ngushtimin e afatit për të përgatitur infrastrukturën zgjedhore në shkallë vendi.
PD
Është shumë e vështirë që pengesa, që Partia Socialiste po i bën procesit dhe refuzimi i saj kategorik për të gjetur marrëveshje në çdo aspekt të procesit të justifikohet nga Sherifi me pseudoargumentin lidhur me punën e OSBE-së. OSBE-ja ka bërë përpjekje maksimale, dhe ne e falenderojmë.
PS
Mazhoranca i ka të gjitha mundësitë për të miratuar një ndarje të re elektorale. Edhe pse fillimisht e konsideroj miratimin e tij si një arritje të rëndësishme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare dje në deklaratën për shtyp PD shprehet për dispozita konfliktuale në Kodin Zgjedhor.
Karamelo
Kryetari i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Ligoraq Karamelo, kundërshton ndryshimin e zonave minoritare. Ai tha se, "jemi kundër zvogëlimit të numrit të zonave elektorale në Sarandë dhe në Delvinë nga tre në dy. Sepse kriteret e përcaktuara në marrëveshjet PS-PD nuk bazohen në shifra reale".
OSBE-ja vihet në mes të kritikave të socialistëve mbi hartat e paraqitura gjatë takimeve
PS-PD kthehen në llogore për ndarjen zgjedhore
Demokratët akuzojnë kundërshtarët për refuzim të rekomandimeve të ndërkombëtarëve
Ndarja e re elektorale e vendit ngelet peng e pretendimeve të dy forcave kryesore të politikës. Të pozicionuara në llogoret, ku kanë deklaruar variantet e tyre për ndarjen elektoral,e Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, pas tërheqjes nga ana e OSBE-së për hartimin e hartës zgjedhore, kanë lëshuar deklarata fajësuese për njëra-tjetrën. Më e ashpër duket se ka qenë PS-ja, e cila në listën e argumenteve për bllokimin e punës për draftin e ndarjes elektorale, ka radhitur dhe institucionin e Prezencës së OSBE/ODHIR-it. Sipas përfaqësuesve të PS-së, ky institucion ka bërë punë të njëanshme. "Analiza rezultoi një mori pasaktësish teknike, për të cilat konsulenca e disa ekspertëve nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe shpesh e shoqëruar nga rekomandimet kontradiktore, si ai për vlerësimin dhe më tej për rishikimin e Kodit Zgjedhor", tha Valentina Leskaj. Nga ana tjetër, PS-ja deklaron gjithashtu se socialistët gëzojnë votat për të miratuar hartën zgjedhore edhe pa konsensusin e PD-së për të zhbllokuar në këtë mënyrë procesin. Ndërkohë që ka gjasa se mund të bëhen disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të sapomiratuar. Ndërkohë, punën e OSBE-së e kanë përgëzuar demokratët, sipas të cilëve Prezenca është e nevojshme për të zgjidhur konfliktet për zonat elektorale.
Demokratët
Ekspertët e PD-së për draftin e ndarjes elektorale kanë deklaruar se në procesin për hartimin e draftit për ndarjen e zonave janë pranuar disa nga variantet e bëra nga Prezenca e OSBE-së. Në këto PD ka përfshirë lëvizjen e një zone nga Qarku i Vlorës dhe një zonë nga Qarku i Beratit, për t'i kaluar në Qarkun e Tiranës dhe Qarkun e Shkodrës. Ky propozim është kundërshtuar nga PS-ja në mënyrë kategorike. PD-ja ka pranuar dhe projektin, i cili parashikonte lëvizjen e tri zonave, dy nga Qarku i Vlorës dhe një nga Qarku i Beratit, dhe kalimin dy në Tiranë dhe një për Qarkun e Dibrës, i cili, sipas PD-së, është kundërshtuar sërish nga PS-ja, me pretendimin se cënon interesat e minoritetit. Paketa e sjellë nga PBDNJ-ja për ndarjen e zonave, duke respektuar Kodin e Venecias për Minoritetet ka marrë pëlqimin e PD-së dhe është kundërshtuar sërish nga PS-ja. Sipas demokratëve, PS-ja ka refuzuar 72 zona nga projekti i paraqitur nga OSBE-ja dhe ka pranuar vetëm 28, nga 100 zonat zgjedhore.
Socialistët
Përfaqësuesit e PS-së kanë argumentuar pretendimet e tyre për ndarjen e zonave elektorale në bazë të përcaktimit të formulës për gjetjen e numrit mesatar të zgjedhësve në një zonë. Në bazë të kësaj mesatareje, e cila nuk do të ishte aritmetike, por e ponderuar, duke lëvizur sipas zonave të ndryshme. Varianti i pranuar nga socialistët për ndarjen e zonave ka konsistuar në lëvizjen e një zone nga Vlora dhe një nga Berati, për të shkuar në Dibër dhe një në Tiranë. Ndërsa për zonat me popullsi minoritare, socialistët kanë pranuar që të ketë një shmangie prej plus minus 15 për qind ose më shumë, propozim që është hedhur poshtë nga PD-ja.