Papadopulo: Milani nuk na tremb

06/02/2005
Trajneri i Lacios, Xhiuzepe Papadopulo, përjashton me qetësi, frikën për një rënie të mundshme nga kategoria. Sot në mbrëmje do jetë një ndeshje shumë e vështirë me Milanin. “Nuk besoj se do të dalë barazim”. Papadopulo provon të karikojë të tijtë: “Do të mundohemi që të mos kemi asnjë frikë. Sot do ta nisim që të gjithë njësoj, nga 0-0 dhe më pas do të shohim se si do të përfundojë. Jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarëve, por në “San Siro”, nuk do të shkojmë për të shikuar se si do të luajnë ata”. Lacio ndodhet në një vend shumë të keq në klasifikim dhe Papadopulo është kritikuar për herë të parë, që nga ardhja e tij, për barazimin e marrë me Breshian, në “Olimpiko”. Por, ish-trajneri i Sienës nuk është i këtij mendimi: “Skuadra po përjeton një moment të veçantë, për shkak të dëmtimeve dhe mosbesimit që është krijuar. Unë jam i detyruar, nënvizon Papadopulo, të bëj përherë zgjedhje të detyruara, për shkak të dëmtimeve”. Më pas shprehet për ndeshjen me Milanin, ku pretendon të marrë një rezultat pozitiv: “Do të mundohemi të fitojmë, deklaron trajneri i bardhekaltërve, duke goditur në pikat më difektoze të Milanit”. Liverani është rekuperuar, por mund të niset nga pankina, ndërsa Kouto është akoma në dyshim: “Liverani është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, i cili sa herë që luan, arrin të japë diçka për skuadrën”.