E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mançini: Adriano, ndoshta në pankinë

06/02/2005  

Interi i Mançinit dëshiron të vazhdojë serinë e ndeshjeve pozitive. Kësaj radhe, rreziku quhet Parma dhe trajneri zikaltër këshillon lojtarët e tij, të mos nënvlerësojnë impenjimin. “Është skuadër shumë e rrezikshme, thotë Mançio, sepse Parma zotëron një repart sulmi shumë të mirë. Nuk ndodhet në një vend të mirë në klasifikim, për shkak të problemeve që ka patur në mbrojtje”. Mançini ka rekuperuar edhe “udhëheqësin” e tij, ku në fillim të sezonit nuk mund të bënte dot pa të, ndërsa tani, trajneri ka gjetur një skuadër shumë të mirë, edhe pa bomberin, e cila shkon për mrekulli. Gjatë mungesës së brazilianit, në sulm kanë luajtur Martins dhe Vieri, të cilët janë gjendur shumë mirë me njëri-tjetrin. Adriano do të qëndrojë në pankinë: “Tani do të impenjohet ngadalë, thotë trajneri, edhe sepse tani nuk është në gjendje që të luajë një ndeshje të plotë”. Edhe pa brazilianin, ai ka ndërmend të fusë tre sulmues: “Nuk e kam braktisur asnjëherë hipotezën e tre sulmuesve, thotë trajneri zikaltër, edhe sepse më vjen shumë keq që të lë në pankinë ose në tribunë, lojtarë me shumë kualitet. Unë mendoj përherë se si mund t'i shfrytëzoj të gjithë së bashku: në këto momente është pak e vështirë, por jo e pamundur”. Në mbrojtje do të ketë një të re, Koko do të luajë që nga minuta e parë: “Është një mundësi, shpjegon trajneri. Mund të luajë ai, duke parë që Favali është i sëmurë me grip. Për të do të jetë një rikthim në kampionat, një gjë shumë e rëndësishme. Zgjidhja tjetër mund të jetë spostimi i Havier Zanetit në të majtë dhe futja e Ze Marias, në të djathtë”. Në ndeshjen me Parmën, Mançini shpreson të shikojë përsëri atë Inter, i cili ka luajtur në ndeshjen me Atalantën. “Më së fundi, skuadra ka arritur të gjejë ekuilibrin e duhur, konfirmon trajneri zikaltër. Kemi fat, sepse kemi lojtarë shumë të mirë, të cilët bëjnë pjesë në të njëjtin nivel. Është shumë e rëndësishme që skuadra ka arritur të gjejë një ekuilibër të vazhdueshëm. Fakti që nuk pësojmë gola jashtë shtëpisë tonë, është pozitiv dhe shpresoj që ky moment të zgjasë sa më shumë. Por, e rëndësishme është që të fitojmë, edhe pse mund ta bëjmë, duke pësuar ndonjë gol”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›