E Hënë, 2 Nëntor 2026

Veron refuzon Argjentinën

06/02/2005  

Kapiteni i Argjentinës në vitin 2002, Huan Sebastian Veron nuk ka shprehur dëshirën e tij për t’u aktivizuar në radhët e skuadrës përfaqësuese. Deri sa Hoze Pekerman të jetë akoma në krye të pankinës argjentinase duket se mesfushori interist nuk do të aktivizohet më me skuadrën e tij përfaqësuese. “Unë nuk mendoj se do të mund të luaj përsëri me ngjyrat e skuadrës përfaqësuese, ka thënë Veron. Pekerman i ka të gjithë lojtarët e tij në dispozicion së bashku me idetë bazë teknike dhe mua më duket se unë nuk e gjej aspak veten mes tyre. Ka shumë pak të ngjarë që unë të vazhdoj aktivizimin tim me skuadrën përfaqësuese”. Veron ishte shpallur lojtari më i mirë për Argjentinën në eliminatoret e Botërorit 2002, por pjesa më e madhe e tifozerisë vendase e kanë kritikuar ashpër lidhur me skualifikimin e shpejtë nga kompeticioni ndërkombëtar i zhvilluar në Azi. Qysh prej ardhjes në krye të pankinës argjentinase të Hoze Pekerman, i cili ka zënë vendin e Marselo Bielsas në muajin shtator, duket se Veron është lënë në harresë. Ai vetëm në muajin nëntor të vitit 2003 ka regjistruar plotë 56 takime të zhvilluara me fanelën e skuadrës përfaqësuese. Ishte thirrur nga Bielsa në një nga takimet eliminatore të muajit shtator, por më pas u tërhoq nga futbolli për shkak të një dëmtimi të pësuar. “Kur isha i dëmtuar, stafi mjekësor i skuadrës nuk denjoi aspak që të kontaktonte me mua, ka shtuar Veron. Të paktën duhet të ishte interesuar lidhur me ecurinë e rekuperimit tim pas dëmtimit të pësuar”. Tashmë Veron është rekuperuar plotësisht prej dëmtimit të pësuar, por nuk do të marrë pjesë në takimin miqësor që do të zhvilloj Argjentina me Gjermaninë ditën e mërkurë në Dyseldorf. Deri më tani skuadra e Argjentinës vazhdon të jetë e pamposhtur nën drejtimin e Pekerman.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›