E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rejes mendon largimin

06/02/2005  Telashet nuk kanë të sosur akoma për trajnerin e Arsenalit Arsen Venger. Ditët e fundit ai është duke u përballur me një betejë të re brenda skuadrës së tij. Bëhet fjalë për sulmuesin spanjoll të topçinjve Hoze Antonio Rejes, i cili ka filluar të mendoj qysh tani largimin nga “Hajbëri Park”. Ndërkaq detyra e re për trajnerin francez mbetet që të bind Rejes për të mos u larguar. Lojtari 21 vjeçar ka zbarkuar në Premier Ligë prej sezonit të kaluar pas transferimit me vlerë 17 milionë stërlina prej Seviljes. Megjithatë deri më tani ai ende nuk ka shfaqur nivelin e tij të jashtëzakonshëm për të cilin klubi londinez ka kërkuar aq shumë. Madje thuhet se ka braktisur skuadrën e Arsenalit gjatë takimit në mesjavë me Mançester Junajtid pasi ndihej i përmalluar për Spanjën. Problemet erdhën duke u shtuar për Rejes në momentin kur ai u përjashtua nga grumbullimi me skuadrën përfaqësuese spanjolle në prag takimit me San Marinon që do të zhvillohet ditën e mërkurë. Në fakt Venger nuk e ka përjashtuar çështjen se sulmuesi spanjoll ka patur një problem para fillimit të këtij selzoni, por sidoqoftë vazhdon akoma të qëndroj i bindur se Rejes nuk do të largohet nga Arsenali. Nga ana tjetër spekullimet e ndryshme mediatike nuk kanë rreshtur së bëri jehonë se klubi londinez do të hidhet së shpejti në merkato për të kërkuar një sulmues të ri pasi e ardhmja e Rejes mbetet e pasigurtë. “Ai ka patur disa probleme përpara festës së Krishtlindjeve, të cilat nuk mund t’i mohoj aspak, por qysh prej atëherë ka gëzuar një formë shumë të mirë fizike, ka thënë Venger. Unë e përjashtova mundësinë për ta përfshirë në takimin kundër Mançester Junajtid sepse doja të përzgjidhja një skuadër më me eksperiencë. Megjithatë për momentin ai gjendet në një formë shumë të mirë”. E vërteta qëndron se sulmuesi spanjoll ka filluar të ndihet i malluar për vendlindjen e tij pasi deri tani e ka patur tepër të vështirë për t’u përshtatur me atmosferën e Premier Ligës. Në fillim Venger ishte i ndërgjegjshëm lidhur me problemet e lojtarit të ri, të cilat dolën në pah gjatë muajit dhjetor. Prandaj trajneri francez vendosi që ta linte të lirë për t’u kthyer në vendlindjen e tij duke u rekuperuar në këtë mënyrë edhe nga një dëmtim në gju. Sidoqoftë sulmuesi 21 vjeçar e ka patur akoma shumë të vështirë për t’u përshtatur me futbollin anglez. Rejes është përpjekur që të bind familjen e tij për të qëndruar pranë tij në Angli, por asgjë nuk ka funksionuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›