PD dhe PS nuk duhet të prekin zonat e minoritetit
06/02/2005 Ligoraq Karamelo
Kryetari i Lëvizjes për të Drejtat Liritë e Njeriut, Ligoraq Karamelo, ka kërkuar dje që në zonat me popullsi minoritare të mos bëhet ndryshimi i zonave elektorale. Në këtë mënyrë Karamelo ka kundërshtuar frymën, me të cilën dy forcat kryesore të politikës, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, po përgatisin hartën elektorale të vendit. "Insistojmë se jemi kundër zvogëlimit të numrit të zonave elektorale në Sarandë dhe në Delvinë nga tre në dy. Sepse kriteret e përcaktuara në marrëveshjet PS-PD nuk bazohen në shifra reale", tha kreu i LDLNJ-së. Gjithashtu, Karamelo shprehet se forca e tij politike do të konkurrojë në zgjedhjet e përgjithshme në mbi 50 për qind të zonave elektorale të vendit. Konkurrimi për këtë forcë politike do të jetë pa aleanca dhe pa bashkëpunime parazgjedhore. Duke u pozicionuar kështu në një parti të pavaruar përballë sfidës elektorale si me elektoratin shqiptar, ashtu dhe ndaj forcave të tjera politike. Karamelo ka theksuar se pretendon të jetë ndër forcat kryesore të politikës shqipatare. Ai ka theksuar se është e rëndësishme që një shtet të respektojë të drejtat dhe liritë e individit, pasi vetëm kështu do të kemi një integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropia