E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-PD në sherr me aleatët për milionat e Parlamentit

Katër grupe parlamentare nuk pranojnë t’u kthejnë paratë partive që u kanë huazuar deputetë
Shaban Sulçe

Përveç reformës zgjedhore, një tjetër sherr, kësaj here i mbajtur larg vëmendjes së opinionit publik, ka plasur mes dy partive të mëdha, PS e PD, dhe një pjese të konsiderueshme të partive të vogla parlamentare. Shkaku i këtij konflikti është i lidhur me financimet që partive u akordohet nga fondi i buxhetit për grupet e tyre parlamentare. Katër prej partive të vogla kanë menduar një strategji efikase për të përfituar nga ligji për financimin e partive politike, ku edhe pse me një numër të vogël deputetësh, kanë arritur të krijojnë grup parlamentar duke huazuar deputetë nga dy partitë e mëdha, PS e PD. Falë kësaj “zemërgjerësie” të këtyre të fundit, partitë e vogla jo vetëm që janë organizuar politikisht duke krijuar grup, por kanë përfituar shuma të konsiderueshme, që kapin shifrën e miliona lekëve, të cilat akordohen nga buxheti i shtetit posaçërisht për grupet parlamentare. Por, ndërsa PS-ja dhe PD-ja kanë kërkuar nga këto grupe paratë që u takojnë në bazë të numrit të deputetëve që u kanë huazuar, nga ana e partive përfituese ka pasur hezitim për kthimin e tyre. Kjo ka bërë që mes dy partive të mëdha dhe katër partive që kanë grupe parlamentare të shpërthejë konflikti dhe mosmarrëveshjet. Kjo ka qenë edhe një prej arsyeve, ndoshta periferike, që partitë e mëdha insistojnë për përdorimin e sistemit rajonal proporcional, i cili krijon mundësi të mëdha eliminimi për partitë e vogla në zgjedhjet e ardhshme.
Grupet përfituese
Janë katër grupe parlamentare, të cilat numrin minimal prej 7 deputetësh e kanë plotësuar në mënyrë artificiale, duke huazuar nga deputetët e dy partive të mëdha, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Bëhet fjalë për Grupin Parlamentar të Partisë Agrare Ambientaliste, ai i Qendrës Demokrate, i Qendrës Liberal Demokrate dhe Grupi Demokrat Reformator. Në përbërjen e tyre janë deputetë, të cilët në fakt kanë hyrë në Parlament duke përfaqësuar dy partitë kryesore politike, PS e PD. Kështu, në Grupin Parlamentar të Partisë Agrare Ambientaliste, përveç dy deputetëve të kësaj partie, Xhuveli dhe Gjoni, pesë deputetët e tjerë kanë mandatin e Partisë Demokratike, përkatësisht Flori Bajramaj, Idriz Xhomora, Baki Shehu, Safet Sulaj dhe Ramiz Çoba. Po pesë deputetë ka huazuar nga PD-ja, Grupi Parlamentar Demokrat-Reformator i Genc Pollos, përkatësisht Rahim Kaleci, Genc Juka, Osman Metalla, Shkëlqim Ziri dhe Gjovalin Prenga. Edhe Grupi Parlamentar i Partisë së të Drejtave të Njeriut ka përfituar nga Partia Demokratike, duke huazuar katër deputetët të saj. Të njëjtin problem si PD-ja ka edhe Partia Socialiste, e cila i ka dhënë borxh pikërisht dy deputetë të saj, Grupit Parlamentar të drejtuar nga kreu i PAD-së, Neritan Ceka.
Grupet e tjera
Konflikti për këtë çështje nuk ka përfshirë partitë e vogla, të cilat e kanë krijuar grupin parlamentar duke pasur në përbërje deputetë të tyre dhe jo të huazuar nga dy partitë e mëdha. Partia Republikane, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Social-Demokrate dhe Partia Demokristiane kanë krijuar grupet e tyre parlamentare dhe kanë përfituar fondet e posaçme pa qenë në borxh ndaj dy partive të mëdha, PS e PD.
Ligji për partitë politike
Në bazë të nenit 19 të Ligjit “Për Partitë Politike”, në buxhetin e shtetit parashikohet ndihma financiare për kryerjen e veprimtarisë vjetore të partive politike, 20% e së cilës ndahet në mënyrë të barabartë midis partive që kanë grup parlamentar.
Përpos kësaj, në shpenzime shtohen edhe shpenzime të tjera që përballohen nga fonde të veçanta të buxhetit të shtetit, që shkojnë për mjedise zyrash, seli partish në qendër dhe në bazë, dieta etj., të cilat i përfitojnë ato parti që kanë edhe grup parlamentar. Por, përfitimet nuk mbarojnë këtu. Ka edhe mjaft përfitime të tjera, të cilat mund t’i arrish vetëm duke qenë grup parlamentar, si pjesëmarrja nëpër komisionet e përhershme të Kuvendit, përcaktimi i listës së anëtarëve të
delegacioneve të përhershme në organizatat ndërkombëtare, pjesëmarrja në procesin e hartimit të programit dhe të kalendarit të punës së Kuvendit, koha më e gjatë në diskutimet parlamentare, pasaporta shërbimi, lehtësi vizash etj., etj.

Grupi Parlamentar Demokrat-Reformator
1-Genc Pollo PDR
2-Tritan Shehu PDR
3-Rahim Kaleci Deputet i PD-së
4-Genc Juka Deputet i PD-së
5-Osman Metalla Deputet i PD-së
6-Shkëlqim Ziri Deputet i PD-së
7-Gjovalin Prenga Deputet i PD-së

Grupi Parlamentar Qendra Liberal Demokrate
1-Neritan Ceka Deputet i PAD
2-Piro Lutaj Deputet i PAD
3-Fatmir Xhindi Deputet i PS-së
4-Qemal Minxhozi Deputet i PS-së
5-Bukurosh Stafa I pavarur

Grupi Parlamentar Qendra Demokrate
1-Vangjel Dule PBDNJ
2-Spiro Peçi PBDNJ
3-Leonard Solis PBDNJ
4-Aurel Bylykbashi Deputet i PD-së
5-Eris Hoxha Deputet i PD-së
6-Mehmet Hoxha Deputet i PD-së
7-Mehmet Xheka Deputet i PD-së

Grupi Parlamentar i Partisë Agrare Ambientaliste
1-Lufter Xhuveli PAA
2-Petrit Gjoni PAA
3-Idriz Xhomara Deputet i PD-së
4-Flori Bajramaj Deputet i PD-së
5-Ramiz Çoba Deputet i PD-së
6-Baki Shehu Deputet i PD-së
7-Safet Sulaj Deputet i PD-së

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste

1-Valentina Leskaj
2-Arben Isaraj
3-Erion Braçe
4-Ben Blushi
5-Musa Ulqini
6-Arben Malaj
7-Arta Dade
8-Bashkim Fino
9-Pandeli Majko
10-Besnik Dervishi
11-Blendi Klosi
12-Elmaz Sherifi
13-Petro Koçi
14-Ermelinda Meksi
15-Fatmir Xhafaj
16-Fatos Nano
17-Flamur Hoxha
18-Gramoz Ruçi
19-Alfred Dalipi
20-Luan Memushi
21-Marko Bello
22-Andis Harasani
23-Namik Dokle
24-Ndriçim Hysa
25-Albert Çaçi
26-Kastriot Islami
27-Rajmonda Stefa
28-Rrapush Tola
29-Sadri Abazi
30-Shpëtim Idrizi
31-Stefan Çipa
32-Taulant Balla
33-Vangjel Tavo
34-Ylli Bufi

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

1-Astrit Patozi
2-Ilir Bano
3–Gazmend Oketa
4-Arenca Trashani
5-Astrit Bushati
6-Jozefina Topalli
7-Rexhep Uka
8-Aleksandër Biberaj
9-Jemin Gjana
10-Fatos Hoxha
11-Aldo Bumçi
12-Preç Zogaj
13-Gjokë Vuksani
14-Pal Dajçi
15-Sali Shehu
16-Sami Gjergji
17-Ferdinand Xhaferri
18-Besnik Mustafaj
19-Lulzim Basha
20-Bujar Nishani
21-Ylli Pango
22-Majlina Bregu
23-Gëzim Karapici
24-Leonard Demi
25-Sali Berisha
26-Engjëll Cara
27-Luan Skuqi
28-Dashnor Sula
29-Mevlan Xhindoli
30-Fatos Beja
31-Ridvan Bode
32-Ilir Rusmali
33-Edmond Spaho
34-Genc Ruli
35-Bujar Leskaj
36-Arian Starova PBLD
37-Ndriçim Babasi
38-Edi Paloka
39-Blerim Çela
40-Ardian Kollozi

Grupi Parlamentar i Partisë Republikane
1-Arian Madhi
2-Lajla Pernaska
3-Albert Faruku
4-Fatmir Mediu
5-Hajrullah Paturri
6-Artur Hasanbelliu
7-Alfred Gega
8-Besnik Bisha
9-Genc Sharku
10-Parid Teferiçi
11-Galip Ramadhi
12-Paulin Sterkaj

Grupi Parlamentar Demokristian
1-Tom Doshi PDK
2-Frrok Gjini PDK
3-Hamit Kosta PDK
4-Nard Ndoka PDK
5-Jak Ndokaj PDK
6-Ndue Shpani PDK
7-Pashko Ujka PDK
8-Ymer Tola PDK

Grupi Parlamentar i Partisë Social-Demokrate
1-Skënder Gjinushi PSD
2-Engjëll Bejtaj PSD
3-Albert Divjaka PSD
4-Diana Çuli PSD
5-Pilo Keri PSD
6-Angjelina Kola PSD
7-Gëzim Musabelliu PSD

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim
1-Pëllumb Xhufi
2-Spartak Braho
3-Ndre Legisi
4-Ilir Meta
5-Paskal Milo (PSD)
6-Nikollaq Neranxi
7-Dritan Prifti

Deputetët e pavarur
1-Nikoll Lesi
2-Gilman Bakalli
3-Taulant Dedja
4-Spartak Ngjela
5-Durim Hushi
6-Durim Lamaj

3 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›