E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë e rretheve, kundër drogës, alkoolit, duhanit

Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar Drejtoritë e Shëndetit Publik të rretheve për të ngritur grupe të rinjsh, të cilët do të promovojnë idenë e largimit nga veset. Tashmë të rinjtë, sidomos nxënësit, nuk do të bëhen objekt i kritikave pr përdorimin e lëndëve narkotike, alkoolit, duhanit etj., por këtë herë do të sensibilizojnë të gjithë moshatarët për mospërdorimin e tyre. Caktimi i koordinatorëve lokalë synon përfshirjen në mënyrë direkte jo vetëm të evidentimin të rasteve, por edhe në këshillimin dhe mbajtjen nën kontroll të situatës në shkolla. Grupi rinor do të jetë pjesëmarrës edhe në krijimin e politikave dhe strategjive të dobishme për të ardhmen. Për të realizuar ngritjen e grupeve rinore, udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë parashikon fillimisht trajnimin e koordinatorëve lokalë në bazë të projekteve dhe programeve të caktuara, për të cilat do të ftohen të japin mbështetjen edhe donatorët. Qytetet e para të cilat po përfshihen në këtë organizim, janë Vlora, Fieri, Lushnja dhe Kavaja. Drejtoritë e Shëndetit Publik në këto rrethe, i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë.

1 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›