Hetimi, marrëveshje bashkëpunimi Shqipëri- Spanjë
Forcimi i bashkepunimit ne luften kunder krimit te organizuar, terrorizmit dhe shkembimit te informacionit, ishin pikat kryesore te takimit qe Prokuroria e Përgjithshme Ina Rama,pati me Prokurorin e Përgjithshëm të Spanjës Z. Cándido Conde-Pompido Tourón.
Prokurorja e Përgjithshme znj. Rama dhe kryeprokurori spanjoll z. Pompido Tourón diskutuan edhe per nënshkrimin e një marreveshje të përbashkët midis prokurorisë shqiptare dhe asaj spanjolle e cila do të synojë forcimin e raportit të krijuar, lehtësimin e procedurave për shkëmbimin e informacionit dhe të hetimeve paralele që zhvillohen mes dy vendeve tona si dhe per goditjen e krimit të organizuar dhe luften kundër terrorizmit.
Pala spanjolle shprehu gadishmërine per te mbështetur prokurorinë shqiptare edhe pas përfundimit të procesit të zbatimit të projektit të binjakëzimit, i cili kishte për qëllim ofrimin e mbështetjes për Prokurorinë e Përgjithshme në kryerjen e inspektimeve dhe vlerësimin e prokurorëve.
Në këtë takim me prokuroren e përgjithshme znj. Ina Rama nga prokuroria merrte pjesë Drejtori i Hetimit dhe Ndjekjes Penale z.Sokol Stojani, drejtuesi i Projektit z.Artur Selmani si dhe Drejtori i Inspektimit dhe Burimeve Njerzore z.Arben Dollapaj, ndërsa prokurori i Përgjithsëm i Spanjës shoqërohej nga ambasadori spanjoll Z.Manuel Montobbio.
Kryeprokurori i Spanjes zhvilloi nje takim edhe me ministrin e Drejtesise, Bujar Nishani, ku u diskutuan ceshtje qe lidhen me bashkepunimin ne fushen e leterporosive.
Denada Shkodrani
< I mëparshmi