PS-PD, si u "votëbesuan" deputetët në zgjedhjet lokale
Shtatë muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, deputetët aktualë të dy forcave kryesore kanë filluar të bëjnë llogaritjet. Rezultati i zgjedhjeve të kaluara për pushtetin lokal mund të konsiderohet një test i mirë për të kuptuar se sa produktiv ka qenë një ligjvënës në zonën e tij, zonë që në ndarjen administrative përkon me një numër të caktuar komunash dhe bashkish në gjithë vendin. Pra, një deputet i zgjedhur në 3 korrik 2005 ka pasur mundësinë të "votëbesohet" në zgjedhjet lokale të 18 shkurtit të vitit 2007, dy vite pasi ka marrë mandatin. Numri i njësive vendore që ka fituar dhe humbur mund të jetë një tregues objektiv, por gjithsesi jo kategorik.
Demokratët
Në kampin e demokratëve, bilancin më pozitiv e ka deputeti Aleksandër Biberaj, me tetë njësi vendore të fituara dhe vetëm një të humbur. Pas tij vijnë deputetët Gjovalin Prenga dhe Idriz Xhomara, me një bilanc prej plus gjashtë njësish të fituara në raport me kundërshtarin. Tregues pozitiv kanë edhe një numër i konsiderueshëm ligjvënësish të Partisë Demokratike që shkojnë në total në shifrat e 35 deputetëve nga 54 që ka në total grupi. Një kategori tjetër është ajo e deputetëve demokratë që bilancin fitore/humbje e kanë zero. Këtu futen deputetët Preç Zogaj, Lulzim Basha, Gëzim Karapici e Ilir Bano që kanë fituar njësi vendore aq sa kanë humbur. Kategori e veçantë mund të konsiderohet ajo ku bëjnë pjesë deputetët e qyteteve kryesore, ku socialistët arritën të fitonin me diferencë të ngushtë. Në mos humbës, ata mund të cilësohen si deputetë me një bilanc zero, pasi PD arriti të marrë vota të konsiderueshme, por larg fitores. Këtu përfshihen Aurel Bylykbashi, Bujar Leskaj, Ridvan Bode, Ferdinand Xhaferri, Genc Juka e Gazmend Oketa. Rezultat negativ me bilanc -1 kanë shtatë deputetë aktualë të Partisë Demokratike. Aty përfshihen Edi Paloka, Bujar Nishani, Ylli Pango, Spartak Ngjela, Blerim Çela, Mevlan Xhindoli e Eris Hoxha. Tabelën e demokratëve e përmbyll deputeti Luan Skuqi me bilancin më të keq -4 në raport me kundërshtarët.
Socialistët
Grupi parlamentar socialist aktualisht ka 35 deputetë të zgjedhur në 3 korrik të vitit 2005. Në zgjedhjet vendore të 18 shkurtit rezulton që bilancin më pozitiv ta ketë Luan Memushi me pesë njësi vendore të fituara. Më pas deputetja Valentina Leskaj ka shënuar një humbje dhe pesë fitore, bilanci +4. Bashkim Fino, Erion Braçe dhe Marko Bello kanë një tregues pozitiv për shkak se kanë një avantazh prej dy njësish vendore. Lista e deputetëve socialistë me rezultat pozitiv në zgjedhjet e 18 shkurtit vijon edhe me gjashtë të tjerë. Këtu përfshihen Arben Isaraj, Ermelinda Meksi, Musa Ulqini, Shpëtim Idrizi, Andis Harasani dhe Ben Blushi me bilanc +1. Gjashtë deputetë të tjerë të Partisë Socialiste kanë fituar në 18 shkurt 2007 në zonën e tyre aq njësi vendore sa dhe kanë humbur. Treguesin zero e kanë deputetët Ylli Bufi, Ndriçim Hysa, Taulant Balla, Fatmir Xhindi, Blendi Klosi dhe Fatmir Xhafaj. Në disavantazh në raport me kundërshtarët në zonën e tyre zgjedhore janë plot 16 deputetë. Në zonën e Rrapush Tolës janë fituar dy njësi dhe janë humbur tre të tilla. Të njëjtin rezultat ka pasur edhe deputeti Pandeli Majko në zonën e tij zgjedhore. Në pjesën e anëtarit të kryesisë Namik Dokle janë humbur tre njësi vendore dhe është fituar vetëm një e tillë. Me të njëjtët tregues është edhe deputetja Rajmonda Stefa dhe sekretarja për marrëdhëniet me jashtë, Arta Dade. Bilancin -2 e kanë edhe Flamur Hoxha, Vangjel Tavo dhe Fatos Nano. Pas tyre vijnë Besnik Dervishi dhe Arben Malaj, që kanë treguesin -3 në raport me kundërshtarin. Jo pak domethënës është fakti se në listën e rezultateve të 18 shkurtit, bilancin më negativ e ka kryetari i Asamblesë Kombëtare të Socialistëve, Gramoz Ruçi, me tetë njësi vendore të humbura dhe një të fituar. Ajo çka e rëndon situatën në prag të hartimit të listave për zgjedhjet e vitit 2009 është fakti se gjysma e deputetëve rezulton të kenë humbur shumë bashki dhe komuna të cilësuara si bastione të së majtës.
Ligji
Kodi i ri Zgjedhor, si do
hartohen listat e kandidatëve
Me sistemin e ri zgjedhor proporcional rajonal, nuk ekzistojnë më 100 zonat zgjedhore të mazhoritarit tradicional. Vendi ndahet në 12 qarqe që cilësohen si rajone zgjedhore. Numri i mandateve për secilën zonë zgjedhore përcaktohet në raport me numrin e shtetasve të secilës zonë zgjedhore. Çdo mandat përfaqëson një numër afërsisht të njëjtë shtetasish. Numri total i shtetasve sipas regjistrit kombëtar të gjendjes civile pjesëtohet me numrin 140 të mandateve të Kuvendit sipas nenit 64 të Kushtetutës, duke përcaktuar numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati të Kuvendit. Numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore del duke pjesëtuar numrin e shtetasve me vendbanim në zonën zgjedhore, me numrin mesatar të zgjedhësve për deputetë. Çdo zone zgjedhore i caktohet fillimisht një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga pjesëtimi i mësipërm. Çdo rajon ka listën e kandidaturave për deputetë, të renditur nga subjekti politik dhe pa të drejtë lëvizjeje. Pas rezultatit të zgjedhjeve, nëse një parti merr vota që përkojnë me le të themi katër mandate deputetësh, në Kuvend hyjnë të parët e listës së partisë.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste
Deputeti Njësitë vendore të zonës. Bilanci
Rezultati në 18 shkurt 2007
1/Luan Memushi (5 fitore) +5
2/Valentina Leskaj (1 humbje, 5 fitore) +4
3/Bashkim Fino (2 fitore) +2
4/Erion Braçe (1 humbje, 3 fitore) +2
5/Marko Bello (1 humbje, 3 fitore) +2
6/Arben Isaraj (1 fitore) +1
7/Ermelinda Meks (1 fitore) +1
8/Musa Ulqini (1 fitore) +1
9/Shpëtim Idrizi (1 fitore) +1
10/Andis Harasani (1 fitore) +1
11/Ben Blushi (1 fitore) +1
12/ Albert Çaçi (1 fitore) +1
13/Ylli Bufi (1 humbi, 1 fitoi) 0
14/Ndriçim Hysa (3 humbje, 3 fitore) 0
15/Taulant Balla (3 humbje, 3 fitore) 0
16/Fatmir Xhindi (2 humbje, 2 fitore) 0
17/Blendi Klosi (2 humbje, 2 fitore) 0
18/Fatmir Xhafaj (1 humbje, 1 fitore) 0
19/Rrapush Tola (3 humbje, 2 fitore) -1
20/Pandeli Majko (3 humbje, 2 fitore) -1
21/Alfred Dalipi (7 humbje, 6 fitore) -1
22/Rajmonda Stefa (3 humbje, 1 fitore) -2
23/Namik Dokle (3 humbje, 1 fitore) -2
24/Arta Dade (3 humbje, 1 fitore) -2
25/Flamur Hoxha (6 humbje, 4 fitore) -2
26/Vangjel Tavo (6 humbje, 4 fitore) -2
27/Fatos Nano (2 humbje) -2
28/Kastriot Islami (5 humbje, 2 fitore) -3
29/Besnik Dervishi (5 humbje, 2 fitore) -3
30/Arben Malaj (3 humbje) -3
31/Sadri Abazi (6 humbje, 2 fitore) -4
32/Qemal Minxhozi (6 humbje, 1 fitore) -5
33/Stefan Cipa (6 humbje, 1 fitore) -5
34/Elmaz Sherifi (8 humbje, 2 fitore) -6
35/Gramoz Ruçi (8 humbje, 1 fitore) -7
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike

1/Aleks Biberaj (tetë fitore, 1 humbje) +7
2/Gjovalin Prenga (6 fitore) +6
3/Idriz Xhomara (7 fitore, 1 humbje) +6
4/Sali Shehu (6 fitore, 1 humbje) +5
5/Sami Gjergji (4 fitore) +4
6/Rexhep Uka (7 fitore, 3 humbje) +4
7/Rahim Kaleci (4 fitore) +4
8/Astrit Patozi (4 fitore) +4
9/Ramiz Çobaj (3 fitore) +3
10/Jemin Gjana (7 fitore, 4 humbje) +3
11/Fatos Hoxha (5 fitore, 2 humbje) +3
12/Leonard Demi (3 fitore) +3
13/Astrit Bushati (4 fitore, 2 humbje) +2
14/Jozefina Topalli (2 fitore) +2
15/Aldo Bumçi (4 fitore, 2 humbje) +2
16/Pal Dajçi (2 fitore) +2
17/Sali Berisha (2 fitore) +2
18/Ëngjëll Cara (3 fitore, 1 humbje) +2
19/Dashnor Sula (4 fitore, 2 humbje) +2
20/Mehmet Hoxha (3 fitore, 1 humbje) +2
21/Edmond Spaho (3 fitore, 1 humbje) +2
22/Gilman Bakalli (1 fitore) +1
23/Arenca Trashani (1 fitore) +1
24/Gjokë Vuksani (2 fitore, 1 humbje) +1
25/Shkëlqim Ziri (2 fitore, 1 humbje) +1
26/Ndriçim Babasi (2 fitore, 1 humbje) +1
27/Osman Metalla (2 fitore, 1 humbje) +1
28/Flori Bajramaj (2 fitore, 1 humbje ) +1
29/Besnik Mustafaj (1 fitore) +1
30/Genc Ruli (2 fitore, 1 humbje) +1
31/Baki Shehu (2 fitore, 1 humbje) +1
32/Fatos Beja (2 fitore, 1 humbje) +1
33/Ilir Rusmali (2 fitore, 1 humbje) +1
34/Majlinda Bregu (1 fitore) +1
35/Safet Sulaj (1 fitore) +1
36/Preç Zogaj (2 fitore, 2 humbje) 0
37/Lulzim Basha (1 fitore, 1 humbje) 0
38/Gëzim Karapici (1 fitore, 1 humbje) 0
39/Ilir Bano (3 fitore, 3 humbje) 0
40/Aurel Bylykbashi (1 humbje) -1 (0)
41/Bujar Leskaj (1 humbje) -1 (0)
42/Ardian Kollozi (1 humbje) -1 (0)
43/Ridvan Bode (1 humbje) -1 (0)
44/Ferdinand Xhaferi (1 humbje) -1 (0)
45/Genc Juka (1 humbje) -1 (0)
46/Gazmend Oketa (1 humbje) -1 (0)
47/Edi Paloka (1 humbje) -1
48/Bujar Nishani (1 humbje) -1
49/Ylli Pango (1 humbje) -1
50/Spartak Ngjela (1 humbje) -1
51/Blerim Çela (2 fitore, 3 humbje) -1
52/Mevlan Xhindoli (1 humbje) -1
53/Eris Hoxha (2 fitore, 3 humbje) -1
54/Luan Skuqi (1 fitore, 5 humbje) -4