E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me dy plumba një 38-vjeçar

Një sherr i momentit ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit dhe një 38-vjeçar është plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në lagjen "Isa Boletini" të qytetit të Vlorës. Sipas burimeve policore, 20-vjeçari Ermal Ibro ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 38-vjeçarit Ylli Zeneli, i cili ka marrë dy plumba dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit. Sipas policisë, sherri ka nisur për motive të dobëta dhe pas përleshjes fizike 20-vjeçari Ibro ka vënë në përdorim një pistoletë që e mbante pa leje. Ndërkohë, policia njoftoi se autori i plagosjes me armë është dorëzuar në polici disa minuta pas kryerjes së krimit. Ai është paraqitur në Komisariatin e Policisë së Vlorës i shoqëruar nga xhaxhai i tij, i cili është punonjës policie dhe e ka bindur nipin të dorëzohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›