E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetet në burg i arrestuari i fundit për tragjedinë

Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastrës vendosi dje masën e arrestit "me burg" për Aristotel Haxhin, të arrestuarin e dhjetë për ngjarjen e 9 nëntorit, ku humbën jetën tri persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë. Vendimi është marrë mesditën e djeshme nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Pëllumb Vehbiu, pasi shqyrtoi për më se një orë dosjen penale në ngarkim të bashkëpronarit të shoqërisë së ndërtimit "ARTI" sh.p.k., Aristotel Haxhi. Burime zyrtare nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër janë shprehur për gazetën se shumë shpejt shtetasi Aristotel Haxhi do të dërgohet në Burgun e Bënçës, rreth 5 kilometra larg qytetit të Tepelenës. Deri tani Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur masë arresti "me burg" për tetë nga dhjetë personat e arrestuar, të cilët dyshohen si përgjegjës për shkaktimin e tragjedisë së mesditës së të dielës së kaluar. Nga hetimet e deritanishme është arritur në përfundimin se pallati pesëkatësh u shemb për shkak të punimeve për ndërtimin e një godine të re pranë tij.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›