Pacientët të irrituar nga greva
• Megjithëse kishte disa ditë që greva e mjekëve ishte paralajmëruar, fluksi i pacientëve në QSU ka qenë i njëjtë si çdo të hënë.
Më shumë bojkotin e kanë ndjerë të shtruarit nga rrethet, të cilët prej ditësh presin t'i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Irritimi dukej në fytyrat e tyre dhe të të afërmve. "Kam që të enjten që pres të bëj tëmthin operacion, por sot më thanë që s'do ketë ndërhyrje. Këta e kanë në terezi, po ne ç'kusur kemi. Nuk vijmë nga qejfi këtu por nga halli", u shpreh një paciente e shtruar në klinikën kirurgjikale nr. 3. Ata kanë reaguar ashpër edhe ndaj mitmarrjes së bluzave të bardha, të cilën e kanë cilësuar gangrenë të shëndetësisë. "Tarifat dhe pazaret për operacionet i dimë para se të vijmë në spital. Ka raste që po nuk dhe lekët t'i bëjnë shkel e shko. Prandaj ta gjejnë te vetja problemin se të keqen e kanë brenda", u ankuan disa prej familjarëve.