PS: Padi penale ministrit Nishani nëse dështon procesi i kartave
Selia rozë do të padisë për shpërdorim detyre ministrin e Brendshëm, në rast dështimi të kartave
Shaban Sulçe
Partia Socialiste do të kërkojë ndjekjen penale për Ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani në rast se do të dështojë procesi i shpërndarjes së kartave të identitetit. Këto të fundit konsiderohen tashmë një rrezik kryesor për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Dështimi i procesit të pajisjes së zgjedhësve me karta identiteti do të pasohet jo vetëm me përgjegjësi politike për mazhorancën, por edhe me përgjegjësi ligjore. Burime nga selia rozë bën të ditur se në rast se ky proces do të dështojë, Ministri i Rendit Bujar Nishani do të konsiderohet përgjegjësi kryesor dhe ndaj tij do të depozitohet padia, në të cilën do të kërkohet ndjekja penale për shpërdorimin e detyrës. Padia e selisë rozë do të marrë shkas nisur edhe nga konstatimi se qeveria dhe Ministri i Brendshëm kanë shkelur afatet në të gjithë ecurinë e këtij procesi.
PS-ja
Ndërkaq dje, nënsekretari për çështjet ligjore në Partinë Socialiste Damian Gjiknuri gjatë një konference për shtyp ka deklaruar se në rast se nga qeveria nuk do të ndërmerret një zgjidhje e arsyeshme brenda muajit prill për pajisjen e shtetasve me karta identiteti, procesi do të quhet i dështuar. Gjiknuri tha se PS-ja konsideron se vetëm shpërndarja falas e kartave të identitetit do të shpëtojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme nga dështimi i tyre. “Jemi përsëri sot këtu për të dhënë alarmin se situata me procesin e pajisjes me letërnjoftime tashmë ka hyrë në fazën më kritike. Kjo për arsyen e thjeshtë, se nëse nuk ndërmerret një ndryshim radikal në lidhje me politikën e pajisjes së shtetasve me letërnjoftime brenda muajit prill, procesi përfundimisht dështon, dhe bashkë me të edhe çdo grimcë legjitimiteti për zgjedhjet. Ne jemi të bindur dhe të arsyeshëm kur themi se i takon qeverisë të ofrojë zgjidhjen më të mirë të mundshme, që mundëson pajisjen e shtetasve me letërnjoftim në mënyrë që të mos cenojë të drejtat e tyre kushtetuese për zgjedhje dhe heqjen sa më parë të taksës së votës”, tha Gjiknuri. Ai reagoi gjithashtu edhe ndaj skemës së re të kryeministrit Berisha, për shpërndarjen e kartave të identitetit. Sipas zyrtarit socialist, kjo skemë e re e Berishës nuk bën gjë tjetër veçse e komplikon dhe e çorienton më shumë procesin. “Kryeministri në vend që të ofrojë zgjidhje të pranueshme për problemin që tashmë vetë e pranon, ofron skema aplikimi që më shumë komplikojnë dhe e ç’orientojnë se sa zgjidhin problemin, duke anashkaluar çështjen themelore, atë të pamundësisë ekonomike për pagesën fillestare të letërnjoftimit”, tha Gjiknuri.
Ministria e Brendshme
Por pavarësisht pretendimeve të opozitës, Ministria e Brendshme ka deklaruar se procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftime elektronike po ecën me ritme të kënaqshme. Sipas Ministrisë së Brendshme, deri më tani kanë aplikuar mbi 500 mijë shtetas, janë prodhuar 403 744 letërnjoftime elektronike, nga të cilat 306 560 janë dërguar në zyrat e shpërndarjes. Zëdhënësi i këtij dikasteri tha se pranë zyrave përkatëse janë dërguar të gjitha letërnjoftimet për aplikimet deri më 31 Mars. Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme ka lëshuar një tjetër apel: “Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që kanë aplikuar, të paraqiten pranë këtyre zyrave për të tërhequr letërnjoftimet. Thirrjen më të rëndësishme e më këmbëngulëse ua drejtojmë personave që nuk disponojnë pasaportë dhe ende nuk kanë aplikuar për letërnjoftim elektronik. Aplikoni dhe pajisuni me letërnjoftimin elektronik që të përfitoni nga prioriteti dhe lehtësitë e vëna në dispozicion nga qeveria”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.
15 Prill 2009