E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Po politizohen strukturat e policisë

 

Partia Socialiste akuzoi dje drejtuesit e Ministrisë së Brendshme se po politizon strukturat policore, duke rrezikuar kështu standardet e zgjedhjeve parlamentare. Deputeti socialist Pirro Lutaj tha dje se “Ministri i Brendshëm duhet të zbatojë ligjin”. “Për të konkretizuar sa më sipër, më lejoni t’ju paraqes disa shembuj që Kështu është emëruar në Drejtorinë e Drejtorisë Rajonale të kufirit në Qarkun e Kukësit Ylber ZYBERI, pa arsim policor, ka kandiduar për Kryetar të PD-së në Qytetin e Kukësit në vitin 2004 dhe aktualisht mban gradën Drejtues në kundërshtim me të gjitha kriteret ligjore”, tha Lutaj. Gjithashtu ai solli dhe shembullin e specialistit të SHKB-së në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës, Ritmir Bilali, i cili sipas Lutajt, është pa arsim policor, i ardhur nga repartet ushtarake të Xhenios dhe mban gradën policore Komisar, gjithashtu në kundërshtim me kriteret ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›