E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRIIK, seminar rajonal për funksionimin e demokracisë

“Funksionimi i demokracisë në situata pas-tranzicionale: Sfida dhe perspektiva për Ballkanin Perëndimor”, do të jetë fokusi i një seminari rajonal, i cili do të mbahet nga data 23-28 tetor 2011, në auditorët e Universitetit Europian të Tiranës në bashkëpunim me KRIIK Albania

“Funksionimi i demokracisë në situata pas-tranzicionale: Sfida dhe perspektiva për Ballkanin Perëndimor”, do të jetë fokusi i një seminari rajonal, i cili do të mbahet nga data 23-28 tetor 2011, në auditorët e Universitetit Europian të Tiranës në bashkëpunim me KRIIK Albania. Me rastin e 10-vjetorit të Programit të Lidership-it, në kuadër të të cilit janë realizuar disa aktivitete kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, KRIIK Albania në bashkëpunim me Koalicionin për Lidership-in, 9 organizata partnere në vendet e Europës Juglindore dhe Universitetin Europian të Tiranës, do të realizojnë seminarin rajonal “Funksionimi i demokracisë në situata pas-tranzicionale: Sfida dhe perspektiva për Ballkanin Perëndimor”. Aktiviteti do të realizohet në bashkëpunim dhe me mbështetjen e KRIIK Albania, Koalicionin për Lidership-in, Universitetin Europian të Tiranës; në partneritet me 9 organizata nga vendet pjesëmarrëse në seminar dhe me mbështetjen e Programit “Lindje-Lindje Partneritet Përtej Kufijve” të Fondacionit ‘Soros’, Grantet e Vogla të Komisionit për Demokraci - Ambasada e SHBA në Tiranë, Ambasada Mbretërore e Norvegjisë në Prishtinë, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë dhe Ambasada e Francës në Tiranë. Aktiviteti do të realizohet në datat 23-28 tetor 2011 dhe do të mbledhë së bashku të rinj të angazhuar në sferën publike nga 10 vende: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Poloni, Rumani, Serbi dhe Turqi. Ky aktivitet do të synojë të adresojë çështje aktuale që lidhen me zhvillimin e demokracisë, kryesisht në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke nxitur debatin mbi tema si: mosfunksionimi i demokracisë në Ballkanin Perëndimor; roli dhe rëndësia e kapitalit social dhe shoqërisë civile në ndërtimin e demokracisë; ndërveprimet dhe ndërlidhjet e shoqërisë civile me politikën; përfshirja e shtresave të dobëta në politkëbërje etj., nga pikëpamja e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor dhe praktikave më të mira nga vende të ish-bllokut socialist. Disa nga çështjet që do të shtrohen për diskutim në këtë seminar janë, që në fakt janë pyetje që kërkojnë një përgjigje: Mendoni se periudha e tranzicionit në Shqipëri si dhe në disa vende të rajonit është tejzgjatur? Cilat mendoni se mund të jenë arsyet që ende këto vende nuk po arrijnë të ndërtojnë një shtet demokratik e funksional? Cilat mund të jenë disa rrugëdalje dhe çfarë mund të bëjë më shumë shoqëria civile? Mendoni se kapitali social është një element kyç për funksionimin e një shoqërie demokratike? Diskutimet dhe rezultatet e workshop-eve që do të realizohen gjatë aktivitetit do të përpunohen nga facilitatorët dhe bashkëpunëtorët e Programit të Lidership-it dhe partnerët lokalë në vendet pjesëmarrëse dhe do të formojnë një dokument rekomandimesh dhe praktikash më të mira për adresimin sa më efikas të problematikave të sipërpërmendura.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›