Ndjesitë e mia si mashtrues…
Autori i Lajmit: red.
Është autori i veprës së ngjitur së fundmi në skenë, me titullin “Mashtruesit”. I ndodhur në Kosovë për shfaqjen e premierës, Ilirjan Bezhani ka dhënë një intervistë të shkurtër për Bota sot . Ai është i mendimit se shqiptarëve u duhet një ministri e përbashkët për kulturën, pasi komunikimi mes tyre është i vakët.
Ilir (Ilirjan) Bezhani u lind në Tiranë në vitin 1952. Karrierën si aktor e nisi në Teatrin “Bylis” të Fierit, ku spikati në rolin e Rrushkës, në komedinë “Shoku Niqifor” të P. Kullës. Gjatë përvojës disavjeçare në këtë teatër nisi të edhe shkruajë komedi. Vepra e parë që u vu në skenë ishte “Zoti godet me putër”. Në vitin 1982 largohet nga “Bylis” dhe i bashkohet si aktor trupës së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Interpreton një duzinë rolesh, nga të cilët më i suksesshmi rezulton Sandri, tek komedia e famshme “Pallati 176” i A. Balashit. Herë pas here luan edhe në filma artistikë, por me kalimin e kohës interesi i tij kryesor bëhet drama. Shkruan disa komedi njëra pas tjetrës dhe fillon të merret me regji, duke i vënë vetë në skenë veprat e tij. Më 1995 arrin sukses të bujshëm me komedinë “Në katin e dytë është parajsa”. Pas një vënieje modeste në një teatër të vogël privat, komedia, me disa ndryshime të aktorëve, vihet në skenën e Teatrit Kombëtar. Dy vjet më vonë shkruan dhe vë në skenë komedinë “Mashtruesit”. Në vitet 1998-2002, i detyruar nga indiferenca e Teatrit Kombëtar, vazhdon të shkruajë dhe të vërë në skenë vetë komeditë e tij, në produksione private, në Tiranë, Fier e Sarandë. Listës së titujve i shtohen “Më fal një djalë Adam”, “Mysafiri i mallkuar”, “Sa mirë bëri që vdiq”, “Meduza” etj.
Si ndjeheni tani pas përfundimit të premierës së veprës suaj, “Mashtruesit”?
Po ndjehem shumë mirë. Edhe pse është vënë disa herë në skenë, në Shqipëri, Francë, Itali, por është kënaqësi kur e sheh edhe këtu në Kosovë. Në të gjitha këto skena ka pasur këndvështrime të ndryshme të tekstit. Ky ishte një teatër që nuk e kisha parë asnjëherë, një mënyrë tjetër komunikimi. Dhe më habiti fakti se spektatori e priti shumë mirë. Mu duk një mënyrë interesante, elegante, ishte vizuale.
Teksti “Mashtruesit” është një temë shumë e ndjeshme për shqiptarët, kur e keni shkruar këtë pjesë?
E kam shkruar një vit përpara fajdeve, por nuk ma pranonin në teatër pasi mendonin se nuk kishte vend, në një kohë kur njerëzit mendonin se ishin duke fituar. Dhe galeria e personazheve ishin njerëz real, copëza reale nga jeta e vitit 1997. Koha më dha të drejtë.
Ky ishte bashkëpunimi juaj i parë me teatrin e Kosovës?
Jo, kam vënë edhe disa pjesë të tjera nëpër teatro të qyteteve të tjera.
Si i shihni ju bashkëpunimet ndër teatrore mes Shqipërisë dhe Kosovës?
Duhet thënë se deri më tani këto bashkëpunime kanë qenë shumë të vakëta, të dobëta. Unë mendoj se duhet të eliminohen absolutisht kufiri, ashtu si thonë edhe shtetet evropiane, dhe kur e thonë ata që janë kombe të ndryshme, çfarë duhet të themi ne që jemi një komb. Spektatori i Kosovës i njeh shumë pak artistët e Shqipërisë dhe anasjelltas. Kjo tregon që kufiri ka bërë punën e vet, një ndasi e fortë, e cila duhet shumë punë që të shembet. Sipas meje, duhet të ketë një ministri kulture, që të jetë mbi të dy ministritë aktuale, një ministri e shqiptarëve. Që mund të bashkërendonte aktivitetet, ngjarjet kulturore, pasi komunikimi është tepër i paktë. Shqiptarët janë të ndarë në tre shtete, dhe kjo është një fatkeqësi e madhe që ekziston ndarja mes nesh, ndasia kulturore, pasi kultura bashkon kombet.
Ky lajm është publikuar: 20/06/2009