E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës,aksident rrugor, plagosen tetë persona

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në Durrës në aksin rrugor Rrashbull-Xhafzotaj ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tetë persona. Një furgon pasagjerësh është përplasur me një furgon mallrash. Furgoni i pasagjerëve mbante targën DR 66 87 C, ndërsa furgoni i mallrave mbante targën DR 08 39 D.Të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Durrësit. Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, që po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›