PS: Qeveria tallet me qytetarët
08/01/2009 Debati Berisha-Bode
Partia Socialiste reagoi dje lidhur me replikat mes kryeministrit Berisha dhe ministrit Bode, lidhur me shifrat për rritjen ekonomike në vend. Sipas zëdhënëses së kryesisë së kësaj partie, Mimi Kodheli një debat i tillë nuk ishte gjë tjetër veçse një skeç banal. Zëdhënësja e kryesisë së PS, Kodheli deklaroi se këto janë veprime të një qeverie që tallet me qytetarët. Gjatë një konference për shtyp, Kodheli vuri në dukje se “lufta për mbijetesë në atdheun e varfërisë e të papunësisë që rritet përditë, vrau një grua te pafajshme, e cila çmontonte predha për një rrogë qesharake në një punë të pasigurt shteti, ndërkohë që Sali Berisha bënte sikur grindej me ministrin e tij për shifrën e rritjes ekonomike”. Gjithashtu, Kodheli bëri publik dhe një kërkesë të PS për qeverinë “Berisha”. “Partia Socialiste kërkon që qeveria të rimbursojë të paktën shpenzimet e varrimit të gruas që humbi jetën në Polican, dhe lidhjen e një pensioni për fëmijët e saj të vegjël, në vend që të merret me bërje teatrosh”,- theksoi Kodheli.