Përplasja e radhës mes LSI-së dhe Bashkisë së Tiranës
08/01/2009 Mungesa e investimeve në infrastrukturën arsimore
Mungesa e investimeve në infrastrukturën arsimore solli një tjetër përplasje mes Bashkisë së kryeqytetit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Forumi rinor i kësaj partie zgjodhi dje gjimnazin “Petro Nini Luarasi” për të përcjellë përmes ironisë gjithë mangësitë në infrastrukturë që kanë shkollat në vend, e sidomos për nevojat jetike, sikundër është dhe ngrohja. Por ndaj protestës së zhvilluar nga LRI-ja erdhi një deklaratë mjaft e ashpër nga drejtuesit e Bashkisë së kryeqytetit, të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj përfaqësuesve të LSI-së.
Protesta
Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi dje një protestë te gjimnazi “Petro Nini Luarasi” në Tiranë për mungesën e ngrohjes në klasa. LRI-ja kishte zgjedhur këtë shkollë të mesme, që mbahet si një ndër shkollat më të mira në Tiranë, kur dihet që shkollat e tjera janë në kushte edhe më të vështira: pa ngrohje, me xhama të thyer, me dyer të shkatërruara që nuk mbyllen mirë, si dhe me suvatë duke rënë. Përfaqësuesit e LRI-së shpërndanë çaj të ngrohtë dhe batanije për gjimnazistët e “Petro Ninit” si simbol të protestës kundër autoriteteve përgjegjëse, që nuk krijojnë kushtet më minimale për mësimin e nxënësve. Duke mbajtur në duar pankarta ku shkruheshin parulla si: “Edi, dua ngrohje”, “Çaj dhe batanije”, apo “Kam ftohtë”, të rinjtë e LRI-së janë solidarizuar me të rinjtë e gjimnazeve të Tiranës. Të rinjtë e LRI-së i kanë bërë thirrje kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama që të marrë masa urgjente në mënyrë që në gjimnazet e Tiranës të sigurohet ngrohja.
Kundërpërgjigjja
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eduard Shalësi, referuar një proteste të tillë, u shpreh se “është për të ardhur keq që batanijet e përdorura në grevën e urisë Ilir Meta i dërgoi sot te shkolla “Petro Nini” për të dhënë një tjetër shfaqje të shëmtuar të politikës së vjetër të abuzimit me shqetësimet reale të njerëzve”. Sipas tij, investimi në sistemin e ngrohjes është pjesë e buxhetit bashkiak të çdo viti, ndaj, në vend që të vazhdojë me politikën e dështuar të batanijeve, Ilir Meta bën mirë të vijë e ta votojë buxhetin sa më shpejt, në mënyrë që ky shqetësim serioz të zgjidhet.