PS: “Qeveria të dëmshpërblejë shkodranët”
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste ngre zërin në emër të qytetarëve shkodranë, të cilët, sipas saj, nuk janë dëmshpërblyer pas përmbytjeve të fillimvitit. Deputeti Taulant Balla pohoi dje se qeveria po përsërit për shkodranët të njëjtën histori që vuri në zbatim për familjet e dëmtuara në Gërdec, për zonat e përmbytura në Lezhë e Durrës dhe për tërmetin në Dibër. “Sali Berisha premtoi dëmshpërblimin qindarkë më qindarkë të çdo dëmi të bërë në banesa, elektroshtëpiake, mobilie, toka bujqësore, të mbjella, gjë të gjallë. Por, Sali Berisha gënjeu. U deshën thuajse dy muaj investigim, grupe ekspertësh të ngritur nën një propagandë të ethshme qeveritare, për të arritur dje në një përfundim të thjeshtë: 4312 familjet e dëmtuara do të dëmshpërblehen me nga 1000 euro secila. Turp për Sali Berishën. Turp për Jozefina Topallin që po kaq para sa shuma e dëmshpërblimeve i ka shpenzuar për udhëtime turistike jashtë Shqipërisë”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2010