Vlorë, eksploziv në makinë kreut të PS-së
Autori i Lajmit: Redaksia
Një bombë artizanale është vendosur dje në makinën e kreut të degës së Partisë Socialiste në Vlorë, Eltar Deda. Nga sa mësohet, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur dje në orët e para të mëngjesit, një sasi lënde djegëse dhe një fitil, në automjetin e kreut lokal të PS-së dhe deputetit të Vlorës për këtë forcë politike, Eltar Deda.
Lënda plasëse e vendosur në dy bidona plastikë, 3 kilogram dhe 1.5 kg u gjet poshtë makinës së Eltar Dedës, e parkuar pranë pallatit, ku ky i fundit jeton. Mësohet se bidonët plastikë ishin të mbushur me benzinë, dhe brenda njërit prej tyre ndodhej një sasi lënde plasëse e lidhur me fitil. Ka qenë vetë Deda, i cili ka mundur të identifikojë se në makinën e tij diçka nuk shkonte, pasi ka gjetur një fije të fitilit përtokë, në afërsi të gomës së parë të mjetit, në anën e shoferit. Ai ka dyshuar dhe ka nisur të kontrollojë makinën e tij, ku ka gjetur më pas dhe bombën, e cila ishte e ndërtuar në mënyrë artizanale.
Versioni i i policisë
Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, Ylli Metko u shpreh dje në një konferencë shtypi për ngjarjen se "sasia e lëndës djegëse ishte vendosur në dy kuti, njëra prej të cilave u gjet poshtë automjetit “Benz” të Dedës, ku u zbulua edhe një fitil, ndërkohë që, pjesa tjetër ishte lënë në kofanon e mjetit" Sipas Metkos, kjo lëndë djegëse u zbulua nga vetë Deda, rreth orës 07.45 të mëngjesit të djeshëm, në momentin kur ai po drejtohej tek autovetura, që e parkonte pranë shtëpisë. Deda ka njoftuar policinë për këtë ngjarje, ndërkohë që, uniformat blu nisën menjëherë hetimin. Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Metko tha se, "nuk ka ndonjë pistë të saktë lidhur me këtë fakt. Ai nuk përjashtoi mundësinë që lënda djegëse të jetë vendosur nga persona që ushtrojnë aktivitetin e parkimit të automjeteve”.
Dëshmitë
Policia ka shoqëruar deri tani për këtë ngjarje një numër personash. Vetë Deda në dëshminë e dhënë në polici nuk ka pohuar të ketë pasur konflikte të mëparshme, por ai nuk ka lënë jashtë pistës së dyshimit, eliminimin e tij për shkak të pozicionit që ai mban si kreu i partisë Socialiste të degës së Vlorës. Ndërkohë që mjeti në fjalë i është nënshtruar ekspertizës së hollësishme.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2010