Deputeti Lesi: “Drejtësia të zbardhë sa më parë ngjarjen”
Deputeti Nikoll Lesi ka dënuar ashpër dhunimin që i është bërë gazetarit të gazetës "Albania", Luan Kondi. Në një prononcim për mediat, deputeti Lesi e ka vlerësuar si të papranueshme dhunën e verbër që është ushtruar ndaj gazetarit Kondi, duke e cilësuar atë si një atentat ndaj medias. Deputeti Lesi u kërkon organeve të Drejtësisë që ta zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje të rëndë dhe të vënë përpara përgjegjësisë ligjore si autorët e kësaj ngjarjeje, edhe frymëzuesit e saj. Deputeti Lesi shprehu solidarizim me stafin e redaksisë së gazetës “Albania”.
21 Dhjetor 2008