Regjistrimi, Godo: Sjell rritje artificiale të etnive të ndryshme
TIRANE- Politikani dhe historiani i njohur Sabri Godo deklarohet kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetari. Në një intervistë për NEWS24 zoti Godo nënvizoi se një regjistrimi i tillë “Do të sjellë rritje artificiale të etnive të ndryshme”.
Godo është shprehur më tej se “ka qytetarë të cilët mund të ndryshojnë kombësinë dhe për arsye ekonomike”.
Zoti Godo është një nga 52 personalitetet e vendit të cilët kanë firmosur peticionin kundër këtij regjistrimi të popullsisë, si një veprim që antikombëtar dhe që shkel kushtetutën. Peticioni i është dërguar dje Presidentit Topi. Sipas 52 firmëtarëve, mes tyre dhe dy ish presidentëve, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, regjistrimi është i gabuar pasi Shqipëria është një shtet laik.
Ata e konsiderojnë veçanërisht të rrezikshme në momentet e tanishme, kërkesën për vetëdeklarimin e kombësisë dhe se elementë të tillë regjistrimi nuk ekzistojnë në asnjë nga 27 vendet anëtare të komunitetit evropian ku aspirojmë të anëtarësohemi
(s.g/balkanWeb)