E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Rama: Topi gaboi me zgjedhjen e Fullanit

TIRANE-Kryetari i Partise Socialiste ka konsideruar një zgjedhje të gabuar kandidaturën e zgjedhur nga Presidenti i Republikës për Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

“Në këndvështrimin e Partisë Socialiste nuk është kandidaturë e gabuar, është kandidatura më e gabuar. Mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani, është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë. Për interesin e financave kombëtare dhe të popullit shqiptar, uroj që rrjedha e rrezikshme ku kanë hyrë punët me financat e këtij populli të ndalet një orë e më parë. “ shprehet Rama në një deklaratë të shpërndarë mediave, ku thekson votën kundër kësaj kandidature.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›