Trafiku i organeve, kryeprokurori i EULEX-it nesër në Tiranë
TIRANE - Kryeprokurori i EULEX-it, Clint Williamson pritet të zhvillojë nje vizitë në Tiranë, të enjten.
Në axhendën e kryeprokurorit Williamson është parashikuar një takim me zv/kryeministrin Haxhinasto, ku do të diskutohet rreth pretendimeve të ish-senatorit Dick Marty, për trafik organesh në Shqipëri, gjatë luftës së Kosovës.
Qeveria shqiptare është treguar e hapur dhe bashkëpunuese për çdo lloj hetimi në lidhje me akuzat e ngritura nga Dick Marty.
EULEX-i nisi hetimet paraprake për akuzat e ish-senatorit zviceran më 27 janar të vitit 2011.
Raporti i Dick Marty-it ngre dyshime të forta rreth mundësisë për trafikim organesh njerëzore nga UÇK-ja, gjatë luftës në Kosovë, ku implikohet edhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi. Sipas Marty-it, transplanti i organeve realizohej në një shtëpi në Gurrë të Matit, e njohur si “Shtëpia e Verdhë”.
(er.nu/BalkanWeb)