E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi i kombësisë KLD, Spahiu: Ligji ka probleme kushtetuese

TIRANE- Nënkryetari i KLD Kreshnik Spahiu informoi se gjatë mbledhjes së KLD-së është rënë dakort të nisin inspektimet për tu verifikuar të gjitha vendimet dhe proceduarat e ndjekura nga gjykatat për cështjen e ndryshimit të kombësisë të cilat janë cenuar nga Gjykatat më të Larta.

“Kryetarja e Gjykatës së Lartë sapo ka nxjerrë dhe do të vërë në dispozicion të gjitha vendimet e gjykatës së lartë të cilat kanë cenuar për shkelje ligjore vendimet e gjykatave më të ulëta për ndryshim kombësie. Gjithashtu do të shikohet dhe do verifikohet ndërtimi i ndërgjygjësisë, pasi në disa raste janë paraqitur me kërkesë, në disa raste me palë kundërshtare ka qenë shteti nëpërmjet Gjëndjes Civile. Së treti nëpërmjet respektimit të ligjit procedural dhe material.”- tha Spahiu duke përkrahur dhe shqetësimin e të gjithë gjyqtarëve për problemet kushtetuese që ka ngjallur ky ligj.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrin e Drejtësisë kanë vendosur ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale për të ndaluar zvarritjet e proceseve gjyqësore për mungesë të avokatëve.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ndryshimi i kombësisë KLD, Spahiu: Ligji ka probleme kushtetuese

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›