E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Rialokim të fondeve për banorët e zonave të përmbytura

Partia Socialiste e cilëson vjedhje menaxhimin e dhurimit të bizneseve dhe qytetarëve për banorët e përmbytur të nënShkodrës. Erion Braçe propozon një  rialokim te fondeve te buxhetit te shtetit per banoret e permbytur, veçmas dhurimeve të qytetarëve. Kjo ishte dhe arsyeja se përse PS ngriti strukturat e saj të ndihmës në zonën e nënShkodrës, thotë Braçe.

“Më lejoni t’i referohem kronikës që pashe dje. Në mënyrë të pashembullt
pashë atë që drejton shtabin, heroin e ri të qeverisë së djathtë të
zotit Sali Berisha që kur banori i kërkonte ushqim për bagëtinë
porosiste me telefon të sillnin ushqim për banorin. Në tragjedinë e
Gërdecit ne pamë me shqetësim shumë të madh pikërisht sjelljen e
qeverisë jo vetëm në kompensim të dëmeve, por dhe në abuzimin skandaloz
që bëri me donacionet e qytetarëve apo të bizneseve. I mori dhe i
kanalizoi në llogarinë e saj buxhetore. Kjo nuk mund të ndodhë më. Kjo
po ndodh edhe tani. Qeveria po kanalizon në llogarinë e saj buxhetore të
gjitha donacionet e qytetarëve. Ato janë kontribute të drejtëpërdrejta
të qytetarëve për banorët e asaj zone. Qeveria nuk mund t’I marrë këto
para dhe t’I fusë në fondin e kompensimit. është vjedhje. Gjithë
qytetarët e Shkodrës duhet ta dinë që kontributi i çdo qytetari nuk
është kontribut për qeverinë e këtij vendi. Qeverisë së këtij vendi ne I
kemi besuar paratë e taksave tona që tani duhet të kenë një
rishpërndarje të re përmes buxhetit të shtetit” tha Braçe.

Ne 4 muajt e fundit te 2009, shtator, tetor, nentor e dhjetor Shqiperia
importoi energji ne sasi te medha, megjithese uji ne hidrocentralet e
kaskades se Drinit ishte ne nivele maksimale, sipas Erion Braçes.
Përgjegjësia për katastrofën në Shkodër nis nga kryeministri Sali
Berisha sipas deputetit socialist. “Zona e Shkodrës dhe nënShkodrës
është përmbytur dhe është nën ujë për shkak të shiut apo për shkak se
janë hapur portat e hidrocentraleve. Nuk ka rënë në Shkodër shi i tillë
që të çojë ujin një metër e gjysme- dy metër në zonën e Shkodrës. Në
shtator, tetor, nëntor edhe dhjetor rregjimi i importit që Korporata i
ka diktuar kompanisë së shpërndarjes OSSH ka qenë thellësisht i fortë
dhe në kundërshtim me rregullat e kontratës së privatizimit të OSSH. Në
dyshojmë shumë që e gjitha kjo histori është bërë për të mbledhur ujë në
hidrocentralet e kaskadës së Drinit dhe natyrisht për të shitur pastaj
me çmim të shtrenjtë pavarësisht se çthotë budalla që drejton qeverinë e
Shqipërisë” tha Braçe.

Nese Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama vazhdon te heshte dhe te mos
ndeshkoje thote Brace, ajo nuk ka me arsye te qendroje ne krye te
organit te akuzes: ”Cili zyrtar i këtij shteti që nuk bën punën e tij
duhet të qëndrojë në detyrë?”

Dorian Kodra

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›