Regjistrim të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare
Qeveria shqiptare do te nise brenda vitit 2011, procesin per regjistrimin e ri te popullsise ndersa regjistrimi me i fundit daton 10 vite me pare. Nderkohe qe risi ne regjistrimin e ri do te perfshije edhe te dhenat per besimin fetar.
"Pra, risia e ketij pyetesori eshte qe permban per here te pare prej
shume dekadash perkatesine etnike dhe perkatesine fetare", beri te ditur
Genc Pollo, minister i Shtetit per mardheniet me Parlamentin.
Qellimi i kësaj nisme te qeverise shqiptare eshte përshtatja e te
dhenave per popullsine me ndryshime ekonomike dhe sociale qe kane
ndodhur ne Shqiperi gjate 10 viteve te fundit dhe per hartimin e planeve
te permiresimit te jetes se perditshme.
Bledian Koka
< I mëparshmi