E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojkoti i opozitës, Albertini: Mospranimi i rregullave është refuzim i demokracisë

Pas presidentit të Parlamentit Europian, Buzek, një tjetrë zë kritik, vjen nga ky institucion për bojkotin e opozitës. Kryetari i Komisonit të Jashtëm të PE-së, Gabriele Albertini, pas takimit me kryeparlametaren shqiptare, Jozefina Topalli, deklaron se mospranimi i rregullave , është refuzim i demokracisë.

“Pa dyshim rregullat e demokracisë janë rregulla të forta. Në momentin
kur bëhen zgjedhje dhe pasi komuniteti ndërkombëtar i ka verifikuar dhe
çertifikuar si zgjedhje të rregullta, atëherë rezultat e dala
qartësisht, janë një realitet. Nga këto zgjedhje ka dalë një mazhorancë
dhe minoranca duhet të ndërgjegjësohet për vendin që i takon. Të mos
pranosh këto rregulla siç bënë opozita me qëndrimin e saj, është të
refuzosh demokracinë. Pra konfirmoj pozicionin e presidentit e
Parlamentit Europian Buzek se, “mazhoranca qeveris dhe opozita
kontrollon”.  Parlamenti është një pushtet, drejtësia një pushtet
tjetër, dhe qeveria një tjetër, dhe meqenëse drejtësia ka marrë një
vendim në lidhje me pretendimet e opozitës, atëherë pushteti politik nuk
mund të dalë mbi pushtetin e drejtësisë. Po ta bënte parlamenti këtë,
do të thotë që të shkelë rregullat e shtetit të së drejtës dhe kjo do të
largonte Shqipërinë nga Europa” tha Albertini.

Gjatë takimit me kyetaren e kuvendit, u diskutua dhe për  liberalizimin e
vizave dhe përshpejtimin e anëtarësimit  të Shqipërisë në BE, procese
për të cilat Albertini deklaroi: “Sigurisht brenda mesit të këtij viti,
në verë, do të mbyllet proçesi i liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Jemi shumë të kënaqur  sepse kjo afron Shqipërinë me Evropën, dëshirë që
e kemi të gjithë ne, veçanërisht ne italianët që jemi afër”.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›