Specialistet e ISHP: Gripi i derrit eshte drejt zhdukjes
Virusi me i perfolur i ketij viti, pikerisht ai H1N1 eshte drejt zhdukjes nga vendi yne. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik te cilet monitorojne te gjithe vendin jane duke sjelle lajme te mira ne kete fushe. Sipas tyre, ne Shqiperi nuk ka me grip derri. Autoritet shendetesore konfirmojne shuarjen e pandemise. Duke iu referuar shifrave zyrtare, pas 15 janarit numri i te prekurve nga virusi A/H1N1 eshte i paperfillshem, 1 deri 2 raste ne dite. Ndersa ne spitale nuk ka asnje pacient ne gjendje te rende. Sipas parashikimeve te drejtuesve te Shendetit Publik virusi nuk ka gjasa te rikthehet te pakten kete vit. Por vaksina e blere enkas per parandalimin e pandemise se virusit A/H1N1 ka mbetur stok. As 1 mije shqiptare nuk kane preferuar ta marrin ate. Drejtuesit e Shendetit Publik deklarojne se vaksina do te mbahet ne kushte frigoriferike deri ne afatin e fundit te skadences. Specialistet e Shendetit Publik deklarojne se kete periudhe e deri ne fund te marsit jane ne qarkullim virozat e stines. Mbi 13 mije raste, kryesisht femijet e vegjel, regjistrohen ne dite me infeksione ne rruget e frymemarrjes. Muaji shkurt, i parashikuar si me problematiku qe nga shtatori i 2009-s, pritet te shenoje edhe numrin me te larte te infeksioneve dhe te prekurve nga gripi. Piku i qarkullimit te viruseve, por edhe te te semureve te fazave te lehta dhe te renda pritet te kete me "shumice" pikerisht gjate ketij muaji. Per dy muaj, shkurt, mars, secili duhet te beje kujdes per t'u ruajtur nga gripi e mbi te gjitha per te mbajtur sistemin imunitar ne ritme te larta.