PS, Shalsi: “Berisha nuk e ka fare haberin nga bujqësia”
Selia rozë reagon pas vendimit të kryeministrit për sekuestrimin e tokave të lëna djerrë. Shalsi: Tokat në Shqipëri nuk punohen për shkak të kostove të larta të prodhimit
Shaban Sulçe
Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha, i cili shpalli sekuestrimin e tokave që do të lihen djerrë nga ana e pronarëve të tyre. Deputeti socialist Eduard Shalsi u shpreh se me anë të kësaj nisme kryeministri Berisha tregoi se nuk e ka idenë fare se çfarë po ndodh me sektorin e bujqësisë në Shqipëri. Sipas Shalsit, “Berisha nuk e ka kuptuar ende se pse nuk punohet toka në Shqipëri”. Deputeti socialist theksoi se toka nuk punohet jo nga mosdashja, por nga pamundësia për ta punuar për shkak të kostove të larta të prodhimit dhe mungesës së tregut. Ai deklaroi se kryeministri Berisha jo vetëm që nuk ka asnjë përgjigje për problemet me të cilat përballen fshatarët dhe bujqësia, por me anë të nismave të tilla të çuditshme tenton që t’i sjellë suksese financiare oborrit të tij familjar.
Reagimi
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, deklaroi se kryeministri Berisha është shumë larg kuptimit të halleve dhe shqetësimeve që kanë sot shqiptarët që jetojnë në fshat. Ai theksoi se nuk janë mekanizmat konfiskuese ato që zgjidhin problemet në sektorin e bujqësisë, porse nevojiten zgjidhje konkrete për uljen e kostove të larta që ka prodhimi bujqësor. “Është për të ardhur keq që edhe pas 18 vjetësh Sali Berisha nuk e ka kuptuar ende se pse nuk punohet toka në Shqipëri, duke dëshmuar qartazi se nuk ka se si të zgjidhë problemet e bujqësisë dhe të popullsisë që jeton në fshat një njeri i cili është me kilometra larg të kuptuarit të tyre dhe që tashme, në fakt, ai është shndërruar në problemin e tyre. Sali Berisha nuk e ka kuptuar ende se toka nuk punohet jo nga mosdashja, por nga pamundësia për ta punuar. Fatkeqësisht ai nuk e ka idenë e kostove të larta që ka prodhimi bujqësor, ai nuk i di çmimet e larta të karburanteve, çmimet dhe pasigurinë e cilësisë së inputeve bujqësore, pa folur për mungesën totale të zinxhirit të lëvizjes së prodhimeve nga fusha në treg. Ai nuk e di se ky sektor jetik as kreditohet dhe as rimbursohet, dhe se paratë e emigrantëve, që janë financuesit e bujqësisë, janë rralluar për shkak të krizës. Sali Berisha ka dështuar të kuptojë se nuk janë mekanizmat administrativë të konfiskimit të tokës ato që do të zgjidhin problemin. Madje prekja e pronës cenon rëndë parimet kushtetuese dhe do të shkaktojë një konflikt social me përmasa të mëdha. Që do të thotë se Sali Berisha jo vetëm që nuk ka asnjë përgjigje për problemet me të cilat përballen fshatarët dhe bujqësia, por tashmë kërkon të administrojë të tjera troje për t’i konvertuar në nismat e tij 1-euroshe, krejtësisht të dështuara për interesat e shqiptarëve, por të suksesshme për interesat e oborrit të tij personal”, - tha deputeti i Partisë Socialiste.
Nisma
Dy ditë më parë, gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Berisha shpalli nismën e sekuestrimit të tokave që do të lihen djerrë nga pronarët e tyre. Sipas shefit të qeverisë, Ministria e Bujqësisë do të përgatisë projektligjin që vendos kalimin e tokës së papunuar në fondin e komunës dhe dhënien e saj me të dhjetë. “Tokën e kemi ndarë me Ligjin 7501, një ligj që është bazuar në parimin ‘toka, atij që e punon’ dhe ‘atij që jeton aty’. Unë nuk them se do t’i marrim tokën atij që ia kemi dhënë me ligj e do t’ia japin dikujt tjetër, por kjo tokë do të kalojë në fondin e komunës dhe mbi bazën e ligjit do të jetë e detyruar ta japë me të dhjetë. E dhjeta është taksa e librave të shenjta, taksa më e lashtë e të gjitha kohërave, më e drejta dhe më e ndershmja. Ndaj, duke e kaluar në fondin e komunës, kjo e fundit do të ketë të drejtë t’ia japë dikujt tjetër për ta shfrytëzuar dhe pronarit që i ka kthyer shpinën tokës t’i paguajë të dhjetën. Nuk mund të lëmë as edhe një metër tokë të papunuar në vend”, - deklaroi Berisha.
7 Gusht 2009