E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontribuojnë në pastrimin e kanalit në periferi

07/04/2009  LSI dhe LRI në Kombinat

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim së bashku me të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim vendosën të japin ndihmën e tyre dje në pastrimin e një kanali në periferi të Kombinatit. Kështu, bazuar në sloganet “Është koha për veprim”, dhe “Rinia është në veprim” ato zhvilluan një aksion për pastrimin e një kanali të ujërave të zeza në periferi të zonës. Kreu i kësaj partie Ilir Meta gjatë fjalës së tij vlerësoi faktin se “ky anal këtu nuk është i vetmi, por janë shumë të tillë, e jo vetëm në Kombinat, por në të gjithë kryeqytetin”. “Ju e shikoni se në ç’gjendje të rëndë është, se çfarë problemi është për këta mijëra banorë që jetojnë këtu, dhe kjo pa dyshim që na bën një thirrje për të vepruar, jo vetëm neve, me qëllim për të ndihmuar dhe për të dhënë një kontribut duke pastruar këtë kanal, që kur të bien shirat të mos ketë përmbytje për komunitetin. Por njëkohësisht është edhe një apel drejtuar pushtetit vendor, drejtuar qeverisë, drejtuar edhe komunitetit për të bashkërenduar, në mënyrë që kryeqyteti ynë të jetë vërtet një kryeqytet i standardeve europiane për sa i takon infrastrukturës”, - deklaroi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›