E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qeveria të heqë gjobën për votën”

07/04/2009  Rama për kartat

Për kreun e Partisë Socialiste e drejta e votës nuk mund të shitet nga qeveria, as të blihet nga qytetari. Sipas tij, me hyrjen në NATO u mbyll një proces historik për Shqipërinë, por edhe u rrit barra e përgjegjësive e detyrimeve tona për të garantuar standardet e lirisë dhe të demokracisë. “Këto standarde lidhen në radhën më të parë me lirinë dhe ndershmërinë e zgjedhjeve. Zgjedhjet që vijnë janë provimi i parë i Shqipërisë në NATO. Kohë për të humbur nuk ka, në qoftë se nuk duam ta humbasim këtë provim. Kur mbeten edhe vetëm 83 ditë nga të parat zgjedhje të Shqipërisë në NATO, hija e dështimit të këtij provimi të parë të demokracisë sonë është përditë e më kërcënuese. Nuk ka kohë për të humbur”, - u shpreh Rama gjatë një konference për shtyp. Referuar kësaj çështjeje, kreu i selisë rozë theksoi se “kur mbeten edhe 83 ditë nga të parat zgjedhje të Shqipërisë në NATO, ne i themi qeverisë të dëgjojë zërin e arsyes e të heqë taksën e votës dhe të japë falas kartën e identitetit për votim. Nuk ka më kohë për të humbur”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›