Çekia: Ligji për lustracionin në përputhje me Kushtetutën
07/04/2009 Kreu i Komisionit të Ligjeve, Benda, takon parlamentarët shqiptarë
“Shqipëria të aplikojë për statusin e vendin kandidat para qershorit”
Çekia këmbëngul në aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendin kandidat në Bashkimin Evropian, pikërisht brenda presidencës së saj. Marek Benda, kryetari i Komisionit të Ligjeve të vendit që lë kryesimin e BE-së në fund të muajit qershor, gjatë një prononcimi për mediet menjëherë pas takimit me anëtarë të Komisionit parlamentar të Ligjeve sqaroi edhe qëllimin e vizitës në vendin tonë. “Është e rëndësishme dhe kemi ardhur këtu që t’ju urojmë pranimin në NATO. Megjithëse Republika Çeke ka presidencën e radhës të bashkimit Evropian, kemi ardhur të diskutojnë edhe çështje për sa i përket dhënies së aplikimit për statusin e vendit kandidat. Mendoj se do të ishte mirë që të bëhej brenda presidencës çeke”, - theksoi Benda. Ndonëse çështja e ligjit shqiptar të lustracionit nuk ka qenë pjesë e takimeve të deriatëhershme mes palëve, ai theksoi rëndësinë që ka çdo vend për t’u larguar nga e kaluara e tij. “Në takimet që kemi bërë deri tani nuk kemi pasur mundësi që ta diskutonim, por jam shumë i sigurt se në takimet që do të kemi sot dhe nesër këtë temë do ta shtrojmë. Për mendimin tim është shumë e rëndësishme që të gjitha shtetet postkomuniste të ndahen në mënyrë të menjëhershme dhe të plotë nga e kaluara e tyre”, - tha ai. Ai garantoi se një ekspert ligjor i fushës do të ofrojë ekspertizën e tij për rregullimin e disa problemeve teknike-juridike që ka ligji sipas tij. Mbi të gjitha ai theksoi se ligji do të jetë në respekt të kushtetutës. “Mund t’ju them se, kur miratuam ne një ligj të ngjashëm, ligjin e lustracionit, ka pasur shumë kritika dhe kontestime. E di se ky ligj ka disa probleme teknike juridike, të cilat do të jetë një ekspert yni në fushën ligjore që të merret me detajet e këtij ligji. Për mendimin tim ky ligj duhet të jetë në përputhje me kushtetutën shqiptare dhe kur të plotësojë këto kushte nuk ka pse të mos zbatohet”, - përfundoi ai. Ligji për lustracionin u miratua në fund të vitit që shkoi dhe pas kontestimeve nga opozita dhe faktori ndërkombëtar Gjykata Kushtetuese e dërgoi për mendim në Komisionin e Venecies. Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Parlamentit çek, Benda, më herët u prit nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, së cilës i konfirmoi mbështetjen e Çekisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian.