Socialistët insistojnë në pajisjen falas me to
07/04/2009 Kartat e identitetit
Ligjvënësit socialistë do të vijojnë të insistojnë në kërkesën e tyre për shpërndarjen falas të letërnjoftimeve. Kështu, gjatë mbledhjes së djeshme grupi parlamentar socialist ka diskutuar njëkohësisht dhe ka përcaktuar dhe axhendën e oponencës së saj në seancën parlamentare të djeshme pikërisht për këtë çështje. Në qëndrimin e tij grupi parlamentar i PS-së jo vetëm që do të vijojë t’i kërkojë shumicës qeverisëse që të pranojë kërkesën e opozitës për pajisjen falas të qytetarëve shqiptarë me karta identiteti falas, por nga ana tjetër do të kërkojë të bëhet transparente çdo detaj i këtij procesi nga fillimi e deri tani. Gjatë seancës së djeshme ishin përcaktuar të mbanin fjalimet e tyre në Kuvend kryetarja e grupit kuvendor socialist Valentina Leskaj, deputetët socialistë Gramoz Ruçi e Kastriot Islami. Por të gjitha këto fjalime veç të tjerave do të vërtiteshin te procesi i pajisjes së votuesve me letërnjoftime dhe probleme të tjera që lidhen me këtë proces.