E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet grabitësi i punonjësit të postës

Autori i Lajmit: red.
Arrestohet autori i dytë i grabitjes me maska të ndodhur pranë një filiali banke në qendër të qytetit të Lezhës. Shpallet në kërkim autori i tretë i grabitjes së 12 marsit, kur një punonjësi të postës shqiptare iu vodhën 5 milionë lekë, teksa po dilte nga filiali i bankës. Në prangat e policisë së Lezhës përfundoi dje Enver Diva. Burime nga policia bënë të ditur se 30-vjeçari, së bashku me dy shokët e tij, tashmë të arrestuar, Elton Gjini dhe Florind Marku, sipas hetuesve janë autorë të grabitjes me armë të ndodhur më 12 mars 2009 pranë një filiali banke në qytetin e Lezhës. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Enver Diva njihej si person me precedentë penalë. I riu nga Mamurrasi ishte dënuar tri herë të tjera po për grabitje dhe vetëm pak kohë më parë kishte dalë nga burgu ku kishte vuajtur dënimin prej 12 vitesh burg për veprën penale të vjedhjes me armë. Policia ka shpallur në kërkim autorin e tretë të grabitjes me armë, Florind Marku. Më 12 mars 3 të dyshuarit akuzohen se kanë grabitur me maskë dhe nën kërcënimin e armës punonjësin e postës shqiptare në momentin kur ky i fundit po dilte nga filiali i bankës me shumën 5 milionë lekë të llogaritura për pensionistët.
Ky lajm është publikuar: 01/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›