Arrestohet shqiptari i dyshuar për trafik droge
Autori i Lajmit: red.
Një emigrant shqiptar është arrestuar në Ravena të Italisë, pasi akuzohet se është i përfshirë në një organizatë që merrej me trafik droge. Sipas medias italiane, Festim Xhahysa, 27 vjeç, klandestin në Itali, i kishte shpëtuar arrestimit në kuadër të një operacioni antidrogë "Beatiful 2008", i cili prangosi 5 persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike mes Ravenës, Bolonjës dhe Romës. 27-vjeçari shqiptar u arrestua nga karabinierët e provincës së Ravenës në bashkëpunim me ata të Romës, me vendim arresti të gjykatës së Ravenës. Xhahysa ishte përpjekur të evitonte prangat duke treguar një pasaportë dhe një patentë të lëshuar nga autoritetet shqiptare me emrin Artur Paskali. Më pas policia ka kontrolluar banesën ku dhe i është gjetur pasaporta origjinale.
Ky lajm është publikuar: 01/04/2009