E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Shkodra u permbyt nga korrupsioni i qeverise

TIRANE- Partia Socialiste doli sot sërish para publikut për të risjellë në vëmendjen sic pretendon thelbin e fajësisë së plotë dhe të pakundërshtueshme të qeverisë për përmbytjet në Shkodër.Sipas deputetit socialist, i pamandatuar, Taulant Balla përmbytja e Shkodrës ka ardhur nga “korrupsioni me blerjet dhe shitjet e energjisë, ku janë të implikuar njerëzit më të afërt të kryeministrit Sali Berisha.Balla tha sot se KESH dispononte informacion të plotë që në dhjetëditëshin e fundit të dhjetorit dhe dhjetëditëshin e parë të Janarit, do të kishte reshje, do të kishte temperatura pranverore që krijnë dëborën e maleve.“Sipas parashikimit të motit të datës 20 dhjetor, temperaturat në datën 23 në Kukës dhe Shkodër do arrinin në 15 gradë celsius, temperatura të mjaftueshme për të shkrirë sasi të mëdha dëbore. Autoriteteve kompetente, u mjaftonte vetëm të shihnin motin në televizor, njësoj si gjithë shqiptarët e tjerë, për të kuptuar se në ditët në vijim, prurjet në kaskadën e Fierzës do të rriteshin ndjeshëm. Por ministri përgjegjës, Dritan Prifti, ndoshta ndiqte parashikimin e motit në Turqi, ku do të shkonte me pushime, e jo në veri të vendit, ku pas pak ditësh do të ndodhte katastrofa.”-  Sipas deputetit socialist në një kohë që prurjet trefishohen, ulet me katër herë dhe pesë herë prodhimi i energjisë.“Një qeveri e përgjegjshme dhe e aftë, duke parë shtimin e prurjeve dhe kalimin e normës së lejuar në digat e vendit, do të kishte nisur menjëherë prodhimin e energjisë. Por kjo nuk ndodhi me qeverinë e votave të vjedhura të Sali Berishës. “PS akuzon Berishën dhe Dritan Priftin se “në vend që uji të shkarkohej duke prodhuar energji, kanë vazhduar të mbledhin edhe më shumë ujë, duke ulur prodhimin e energjisë, ndërkohë që vazhdonte importi.Nga deputetja Eglantina Gjermeni u perserit kerkesa e PS-se për dhënien e asistencës së menjëhershme financiare, me lekë në dorë, për të gjithë ato familje fatkeqe që sot gjenden ende nën ujë dhe jo ti fuse ne skemen e ndihmes per te varfrit. "Të premtosh se këtyre qindra familjeve do u jepet 75000 lekë të vjetra në muaj, është të tallesh me të gjithë këta shqiptarë, për të dytën herë. Pasi u përmbyti shtëpi e katandi, pasi u shfarosi të mbjella e bagëti, duke lënë qindra familje pa burimin e jetesës së përditshme. Sali Berisha tallet me këta shkodranë kur kërkon tu mbushë mendjen se në kushtet e emergjencës në të cilën ata ende gjenden, mund të mbijetojnë me 2500 lekë të vjetra në ditë. Po, po. Sali Berisha po u premton familjeve të cilave me papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e tij u shkaktoi Gërdecin e ujit, se do i ndihmojë për të mbijetuar me 2500 lekë të vjetra në ditë. 2500 lekë të vjetra për çdo familje me të paktën 4 anëtarë. Pra 2500 lekë në ditë për minimalisht 4 vetë. 625 lekë të vjetra në ditë, për çdo shkodran që humbi shtëpinë, të mbjellat, bagëtinë. Kjo është e turpshme dhe e papranueshme."(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›