Lirohet nga burgu atentatori i Papa Gjon Palit të II-të
Mehmet Alì Agca, njeriu që u përpoq të vriste Papa gjon Palin e II-të, është liruar nga burgu mëngjesin e së hënës. Agca ka kaluar 29 vjet në burg. Nëpërmjet një letre dorëzuar avokatëve, Agca e vetëquhet «Jezu Krishti», ndërsa shkruan në letër disa deklarata për fundin e botës. Ish "ujku gri" siç njihet ndryshe turku Agca, qëlloi Papën në sheshin "Shën Pjetër" në 13 maj të 1981. Ai u lirua nga burgu në të cilin ndodhej në Turqi, duke dalë nga një portë dytësore dhe jo nga ajo kryesore e burgut të Sincan-it. Siç bën të ditur, agjensia e lajmeve "Ntv", Agca është transferuar në rajonin ushtarak më të afërt ku autoritetet do të ekzaminojnë pozicionin e tij në lidhje me aftësitë për të kryer shërbimin ushtarak. Menjëherë pas kësaj, Agca mund të dërgohet në spitalin ushtarak Gata të Stambollit. Mehmet Agca ka qenë i burgosur në një burg të të sigurisë së lartë . 52 vjeçari u dënua 19 vjet për tentativën për vrasje të papës dhe 10 vjet të tjerë në Turqi për vrasjen e një gazetari turk. Agca e qëlloi Papa Gjon Palin e II-të me dy plumba, njëri prej te cilëve e preku në stomak e tjetri në gisht, por pavarësisht kësaj Ati i Shenjtë e fail atë e madje e vizitoi edhe në burg.