PS: Të shpërndahet Parlamenti, është antikushtetues

Tiranë, 14 Shkurt NOA Partia Socialiste doli
pasditen e sotme me një kërkesë të re, kur tha se Parlamenti duhet të shpërndahet
për ti lënë vendin zgjedhjeve të parakohshme, dhe duke vlerësuar se ai nuk po
respekton Kushtetutën.
Deklarata erdhi nga Ermonela Felaj, deputetet
ende e pamandatuar e Partisë Socialiste: Një parlament që nuk kurajë të
respektojë të drejtën tonë kushtetuese duhet të shpërndahet, - ka deklaruar
Felaj.
Sipas saj, Partia Socialiste, nuk ka punë me
gjykatat, por me të drejtën për të hetuar.
Felaj ka sulmuar zëvendëskryeministrin dhe
ministrin e Jashtëm Ilir Meta i cili drejton edhe Lëvizjen Socialiste për
Integrim:
Ishte Ilir Meta ai që lëshoi ulërimën me të
madhe pas zgjedhjeve për vjedhjet e Saliut dhe pastaj u bë pulë sa u fut në
kotecin e qeverisë. Ska asgjë më qesharake që po kjo pulë e majmur ndjeshëm
nga shitja e votave opozitare për një karrige, të bëjë edhe gjelin duke kënduar
maj karriges refrenin e Saliut për moslejimin e transparencës, - deklaroi Felaj
duke replikuar me thirrjen e përsëritur të z.Meta që opozita të futet në
Parlament.
e.r/NOA