E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Tenderat si abuzohet me ilacet Qamil Xhani

Per here te trete Partia Socialiste ka kerkuar dhe dje sqarime nga ministri i Shendetesise Petrit Vasili per tenderet e ilaceve dhe situaten ne gjithe sektorin shendetesor. Nenkryetari i Grupit Parlamentar dhe deputeti Eduard Shalsi ka hedhur dyshime per firmen qe ka perfituar nga tenderi i ilaceve per vitin 2010. Shalsi gjithashtu ka kerkuar nga ministri dhe informacione per listen e barnave te rimbursueshme. Nje deputet i PS i ka kerkuar Ministrit te Shendetesise per ti vene ne dispozicion listen e barnave spitalore thene me thjesht ilacet qe duhet te gjenden ne spitale. Ministri qe kete liste duhej ta kishte publike nuk ka kthyer ende pergjigje se cila eshte kjo liste. E mban te fshehur. Perse Cfare e tremb Perse ka frike ta afishoje dhe ta beje publike tha dje Shalsi. Deputeti i PS-se ka shtuar dhe nje sere pyetjesh te tjera ne te cilat hidhen dyshime per selektim te zgjedhjes se ilaceve ne liste dhe njerezit qe e kane hartuar ate. Ishte nje liste e cila u desh muaj te pergatitej. Por ende nuk kemi kuptuar se perse mori kaq kohe per tu hartuar Ende nuk eshte dhene nje arsye se cilat jane kriteret qe u perdoren per te hartuar listen e barnave spitalore tha dje Shalsi. Deputeti socialist ka kerkuar qe te dije nese kjo liste u hartua nga brenda Ministrise apo njerez jashte saj dhe prane Ministrit. Por pjesen me te rendesishme te pyetjeve per ministrin Shalsi e ka adresuar per firmen qe ka marre tenderin e ilaceve. Po permendim nje tjeter fakt. Qendra Spitalore Universitare Tirana dhe disa spitale te tjera u urdheruan te blinin ne menyre te drejtperdrejt ilacet e nje kompanie ilace te cilat nuk u futen ne listen e rimbursimit. Cila eshte kjo kompani Cfare e ben te vecante tha dje Shalsi. Nga ana tjeter ai ka hedhur dyshime dhe per levizjen qe jane bere ne sektorin e menaxhimit te barnave dhe te drejtimit te Qendres Spitalore Universitare. Cfare eshte kjo liste ilacesh te vendosura me emra tregtare dhe me preference te Petrit Vasilit Perse lista e ilaceve te QSUT nuk u firmos nga drejtori i QSUT dhe ish pergjegjesja e farmacise e cila pak me vone u zevendesua tha dje Shalsi. Per deputetin e PS-se eshte e dyshimte dhe koha kur kjo kompani ka hyre ne treg dhe ka filluar te merret me tregtine e medikamenteve. Gjate vitit 2010 ka dale ne pah nje kompani qe tregton ilace kompani e cila ka njohur nje rritje te papare biznesi brenda nje viti. A ka dijeni Petrit Vasili per kete kompani qe ka fituar nje numer te jashtezakonshem tenderesh ne QSUT dhe ne te gjithe rrjetin spitalor u shpreh Shalsi. Duke i paraprire dhe deklarates se radhes Shalsi ka kerkuar sqarime dhe per lidhjet qe mund te ekzistojne mes drejtuesve te re te farmacise dhe firmes emrin e se ciles nuk e beri publik. Cfare lidhje ka midis pergjegjesit te ri te farmacise spitalore ne QSUT dhe kesaj firme tha Shalsi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›