E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Toçi: Qeveria po grabit pronat me ligj

Në një reagim publik, deputeti i zgjedhur Fatmir Toçi, tha se projekligji i ri që do të miratohet së shpejti në Kuvend, do të grabisë të tjera prona, duke i kthyer në shtetëtore.

“Kjo grabitje me ligj, por duke mos kursyer as dhunën policore kur e lyp nevoja, që kërkohet t’u bëhet banorëve është një tjetër shprehje e përpjekjeve të paskrupullta të një klani pushtetarësh për të gllabëruar ç’të mundin nga ajo që ka mbetur, kryesisht në zonat bregdetare me mundësi zhvillimin e turizmit, që nga Velipoja e Shëngjini e deri në Ksamil”, theksoi deputeti socialist.

Ai tha se Partia Socialiste do të jetë gjithmonë në krahun e banorëve të pambrojtur përballë shtetit dhe pushtetit dhe interesave të ngushta të një grushti shtetarësh në mbështetje të të drejtave të tyre, duke kërkuar zgjidhje juridike përfundimtare të këtij problemi, i cili është kthyer për dy dekada në burim konfliktesh, shpesh të përgjakshme, dhe pengesë serioze për zhvillimet normale të vendit.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›