Vdes ne punes, 39-vjecari shqiptar
ASTI - Nje punetor shqiptar ka vdekur mengjesin e djeshem ne nje spital te Torinos, pasi ishte plagosur gjate punes. Gene Arapaj, ka nderruar jete, pas nje aksidenti te ndodhur ne vendin e punes, fabriken ku punonte ai. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes se dy diteve me pare, gjate kohes kur shqiptari ka qene duke punuar. 39-vjecari me dokumente te rregullta qendrimi ne Itali, kishte vite qe jetonte dhe punonte ne nje fabrike ne Mamo, ne rajonin e Astit. Nje makineri i kishte prere gjymtyret e poshtme shqiptarit duke i marre dhe jeten disa ore me vone ne nje prej spitaleve te Torinos. Ai eshte derguar menjehere ne spitalin e provinces, nga koleget e punes ku i eshte dhene ndihma e pare mjekesore. Por per shkak te gjendjes se rende qe ndodhej punetori shqiptar eshte transportuar menjehere me helikopter ne nje spital ne Torino. Dhe mjeket qe e kane vizituar menjehere ne kete spital, kane deklaruar se gjendja e 39-vjecarit ka qene e rende dhe e pashprese. Sipas te dhenave, Gene Arapaj, ka lene gruan dhe dy femije jetime, qe i kishte marre me vete ne Itali.