Vrane shqiptari, italianet ne pranga
ROME - Vrasja e shqiptarit Zef Nikolli, ne maj te ketij viti eshte bere per motive raciste. Gjate kesaj ngjarjeje ngeli dhe nje tjeter shqiptar i plagosur. Kete e ka konfirmuar dje, policia italiane e cila ka vene ne pranga kater italiane, qe sipas burimeve jane te gjithe me precedente te meparshem kriminale, per vepra te ndryshme penale. Keta persona jane arrestuar nje dite me pare ne oren 11:30, nga policia e Romes. Prangat mbi ta kane rene pasi jane gjendur pergjegjes per ekzekutimin me nje bresheri plumbash te emigrantit shqiptar Zef Nikolli. Burime zyrtare te policise se kryeqytetit italian, sqarojne se behet fjale per vrasjen e ndodhur 16 majin e kaluar ne nje bar te Montespacato ku mbeti i vrare 26-vjecari shqiptar Zef Nikolli. I ndjeri jetonte prej kohesh ne Itali ku dhe punonte me dokumente te rregullta dhe sipas policise nuk ishte i njohur per ta, pasi nuk kishte krijuar probleme ndonjehere. o
Vrasja
Mbremjen e 16 majit, ai mbeti i vrare pasi u qellua me arme zjarri prane lokalit te siperpermendur. Ne kete ngjarje mbeti i plagosur rende dhe shoku i tij 30-vjecar, Marjan Fishta, gjithashtu emigrant i ligjshem. Ne lidhje me ngjarjen, policia kishte nisur hetime por deri tani, nuk kishte arrestuar autoret. Ne mengjesin e djeshem lajmi i arrestimeve eshte konfirmuar nga Prokurorja Silvia Kastagnoli e cila tha se krimi i rende ishte nje "hakmarrje" e kater italianeve ndaj shqiptareve, pasi nje nate me pare ishte gjetur i vrare nje vendas, ne nje tjeter lokal afer vendngjarjes se masakres se 16 majit 2008.
Te ndaluarit
Gjithsesi, autoritetet italiane nuk kane dhene identitetet e plota te kater vrasesve te dyshuar qe ka vene ne pranga. Sipas tyre, tre prej te ndaluarve jane nga Roma e njeri eshte nga Sardenja. Sipas burimeve prangat jane vene mbi, Antonio B. 31 vjec dhe Klaudio B. 46 vjec, qe jane ndaluar ne te njejten zone ku ndodhi dhe krimi i rende, ne Montespacato. Per arrestimin e tyre, kane marre pjese 25 agenti qe kishin rrethuar vendin ku rrinin ata te dy, n nje rulote ne nje kamp ne afersi te Olgiata. Gjithashtu eshte arrestuar dhe Pietro P., 58 vjec sardo. Gjithashtu po gjate dites se djeshme ne pranga eshte vene dhe Antonio B., vellai i Klaudios. Prangosjet jane bere pas urdher-arresteve te leshuara nga prokurorja e kesaj ceshtjeje, ne Rome Silvia Kastagnoli.
Artan Cena