E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Ulja e interesit të lekut, e vonuar



Partia Socialiste e konsideroi vendimin e Bankës së Shqipërisë për uljen e normës së interesit me 0.25%, “një masë të vonuar dhe pa efekte pozitive në ekonomi”. Në një deklaratë për shtyp, deputetja e PS-së, Mimi Kodheli tha se “ulja e normës së interesit, që lajmëroi Guvernatori, është jo vetëm shumë e vonuar, por nuk ka asnjë gjasë të ndikojë në përmirësimin e situatës ekonomike”. “Dje, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, plotësoi kërkesën e radhës së Qeverisë, duke ulur normën e interesit në një përpjekje të dëshpëruar për të ndihmuar pushtetin e Sali Berishës”, u shpreh deputetja socialiste. Sipas Kodhelit, “kriza e ka vënë poshtë vendin dhe e ka lënë prapa Qeverinë, e cila nuk e ndjek dot ritmin e përshpejtuar të krizës, sepse kërkon ta fshehë atë, ndërkohë që vetëm grabit e dëmton për interesat e oborrit të pushtetit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›