E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e pjesshme, PS s'regjistron kandidatet

Dje ne mesnate skadoi afati i vendosur nga KQZ per pranimin e kandidaturave nga partite politike, qe do te marrin pjese ne zgjedhjet e pjesshme lokale te 15 nentorit. Por Partia Socialiste nuk ka regjistruar asnje kandidature, duke i qendruar keshtu paralajmerimit te kryetarit Rama, per bojkotimin e ketyre zgjedhjeve. Nese pjesemarrja ne zgjedhje eshte ne deshiren e socialisteve dhe jo detyrim ligjor, Kodi Zgjedhor parashikon qe kjo parti, si forca me e madhe politike ne opozite, duhet te kete komisioneret e saj si ne Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve, ashtu dhe ne qendrat e votimit. Deri dje ne mesdite socialistet nuk e kishin permbushur kete detyrim qe buron nga ligji zgjedhor. Ne rast se PS, do te vendose te mos perfaqesohet me komisioneret e saj ne KZAZ dhe ne qendrat e votimit, atehere Kodi parashikon qe vendin e tyre e zene komisioneret e propozuar nga forca e dyte me e madhe parlamentare e opozites. Zgjedhjet e 28 qershorit kane percaktuar si parti te dyte opozitare PBDNJ-ne e Vangjel Dules. Nese as kjo force nuk respekton kete detyrim, atehere ne baze te Kodit, komisioneret do te perzgjidhen nga vete KQZ. Zgjedhjet e pjesshme te 15 nentorit do te zhvillohen ne 5 qarqe, ne ato zona ku te zgjedhurit e njesive te qeverisjes vendore, fituan mandatin e deputetit ne zgjedhjet parlamentare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›