E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Berisha: Pse nuk jemi të vonuar

Kryeministri Sali Berisha iu përgjigj mbrëmë akuzave të opozitës se liberalizimi i vizave po vjen i vonuar për shqiptarët. Sipas tij, reformat në vend tregojnë një situatë krejt tjetër. Duke iu referuar “atyre që sot u bien borive”, tha se testi madhor i zgjedhjeve të lira është një kusht themeltar për liberalizimin e vizave dhe kjo u bë e mundur vetëm nën qeverisjen e tij. Çmontimi i grupeve kriminale, ligji antimafie, moratoriumi i skafeve, të gjitha këto janë vendime që do të çojnë drejt liberalizimit, sipas Berishës. “Ajo që është e sigurte se këto 100 ditë do të mbahen mend si ditët e përshpejtimit maksimal të heqjes së vizave për shqiptarët”, - deklaroi Berisha. Ai kujtoi faktin se banorët e shteteve ish-jugosllave, vite para se të thyhej regjimi komunist në Evropën Lindore, merrnin lirisht viza për të hyrë në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërsa referuar heqjes së pengesës së vizave në vendet e tjera ballkanike, Berisha ua vuri fajin për vonesën sa i përket Shqipërisë, proceseve zgjedhore të mëparshme, kur ai ishte në opozitë dhe iu referua zgjedhjeve të viteve 2001 dhe 2005, duke konsideruar se ato kishin probleme që penguan deri në një masë vendimin evropian për të shpejtuar apo hequr paralelisht me vendet e tjera vizat për në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›