E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Xhafaj: Sirenë alarmi në Kushtetuese, institucion i paligjshëm

Gjykata Kushtetuese është vënë në sirenë alarmi, ku me të drejtë mund të cilësohet një institucion i paligjshëm. Kështu ka deklaruar sekretari për koordimin në PS, Fatmir Xhafaj në një dalje të tij për shtyp. Ndërkaq ai ka përshëndetur aktin e dorëheqjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Petrit Plloçi, duke e vlerësuar figurën e tij për ndershmërinë dhe integritetin profesional.
 

“Akti i tij i dorëheqjes si reagim i situatës së paligjshme është një gjë e rrallë në njediset e drejtësisë, por dhe për gjithë shoqërinë. Dorëheqja, gjithashtu është një sirenë alarmi në gjendjen që ndodhet drejtësia, përshkak të përpjekjes së qeverisë për të vënë nën kontroll subjektet e pavaruara.Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime që kanë cënuar rëndë legjimitetin e saj. Vendimi për zgjidhjen e ngërcit President- Parlament për cështjen e ripërtritjes së gjyqtarëve. Votuan dy gjyqtarë që u ka mbaruar mandati për të shtuar mandatin e tyre, përfunduar para dy vitesh. Sot mund të konsiderohet gjykatë e paligjshme, zgjatim i vijës së qëndrimit të kryeparlamentares. Me një vendim tjetër Kushtetuesja i ka hequr opozitës të drejtën kushtetuese të ankimimit , kopetencë kjo që i krijonte mundësi opozitës të jetë më aktive. Tashmë ne mund ti drejtohemi Kushtetueses vetëm kur na cënohen të drejtat tona të ngushta. Kjo zhduk kontrollin ndaj qeverisë dhe mazhorancës. Pavarësia dhe balancimi i pushtetit është e drejtë e demokracisë” tha ai.
 

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Petrit Plloçi, i dorëzoi dje dorëheqjen e tij me shkrim kryetarit të kësaj Gjykate dhe Presidentit të Republikës. Në dorëheqjen e tij, Plloçi shprehet kundër zgjatjes së mandatit të tij.Plloçi ka qënë një prej anëtarëve të Kushtetueses që doli kundër vendimit të mazhorancës se emërimet e reja për në gjykatë duhet të bëhen në 2013-ën për të respektuar rotacionin e anëtarëve të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›