Makina plagos rëndë këmbësorin

Foto ilustruese
Një aksident rrugor i ndodhur paraditen e sotme në Mirditë ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një 23-vjeçari.
Ardian Gjika, 23 vjeç, ka qenë duke ecur në rrugë, kur është përplasur nga një automjet.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa 23-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital. / G.N.